“Përgjimet e xhuxhit, Borëbardhës dhe princit shpifjeeeeeeee….”
Në përgjimet e dosjes ‘Vol-Vo 4’ ra në sy personazhi i etiketuar si xhuxhi, i cili mendohet se është një person me influencë në politikë.
Në lidhje me këtë ka reaguar me anë të një statusi ironizues, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Manjanishkruan me ironi shkruan se ‘xhuxhi’, ‘Borëbardha’ dhe ‘princi’ bisedojnë në telefon dhe vendosin që të arrestohet ‘Bozaxhiu’.
Ndërkohë, ai ka shigjetuar edhe deklaratat e herëpashershme të Ramës, ku ky i fundit akuzon opozitën për shpifje.
Përgjim
“Xhuxhi”, “Borëbardha”, “Princi” bisedojnë në telefon dhe vendosin:
- Të arrestohet “Bozaxhiu”!
- “Shtriga” (opozita) të dënohet për shpifje!
Shpifjeeeeeeee….”, shkruan Manjani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



