E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përgjimet/ Shehaj: Arrestimi i politikanëve të korruptuar, e vetmja mundësi për t’ia dalë si popull
Politikë

Përgjimet/ Shehaj: Arrestimi i politikanëve të korruptuar, e vetmja mundësi për t’ia dalë si popull

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka reaguar pas deklaratës së ish-ministrit Damian Gjiknuri, i cili në një intervistë ka folur rreth përgjimeve të “BILD”.

Në një postim në facebook, Shehaj thotë se Gjiknuri gënjen, ndërsa shton se “koncepti i tij sundimit të ligjit: ata kishin ca të fortë, prandaj edhe unë mora ca të fortë kundër të fortëve të tjetrit!”

 

Më tej, Shehaj thotë se arrestimi i politikanëve të korruptuar është e vetmja mundësi, sipas tij, që ka populli shqiptare per te dale ga mjerimi.

Postimi i plotë:

Mënyra si Damian Gjiknuri gënjen dhe justifikon me pafytyrësi bashkëpunimin me kriminelë tregon se ai nuk e ka problem të bëjë asgjë, as vjedhjen, as krimin. Sot juristi, deputeti, dhe 6 vjet ministri Gjiknuri tregoi qartë edhe se cili është koncepti i tij sundimit të ligjit: ata kishin ca të fortë, prandaj edhe unë mora ca të fortë kundër të fortëve të tjetrit!

Ish ministri dhe kryetari i komisionit për reformën zgjedhore pavarësisht se u kap duke vjedhur dhe transferuar 20 mln euro në Delaëare, u përgjua duke blerë votat dhe duke bashkëpunuar me krimin në zgjedhjet e 2015, as nuk u mor i pandehur dhe as nuk u thërrit në pyetje nga prokuroria.

Në vendin më të varfër dhe të korruptuar në Europë, arrestimi i politikanëve të korruptuar si Rama, Gjiknuri, Dako, Veliaj etj, që mendojnë se janë mbi ligjin, jo vetëm që është i mundur por është e vetmja mundësi që ka populli shqiptar për të dalë nga mjerimi.

Po nuk mori fund pandëshkueshmëria e politikanëve, shqiptarët do të vuajnë nga varfëria, autokracia dhe izolimi edhe për shumë dekada.

shehaj postimi

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.