E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përkujtohet 21 vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit
Politikë

Përkujtohet 21 vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit

Perkujtohet sot 21 vjetori i vrasjes së Heroit të Demokracisë Azem Hajdari. Ne Varrezat e Deshmoreve, perfaqesues te grupeve parlamentare te Kuvendit te Shqiperise, dhe kreu i Kuvendit, kane bere homazhe dhe kane vendosur kurora me lule prane varrit te heroit te demokracise.

 

Nderkohe, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në përkujtim të Heroit të Demokracisë  Azem Hajdari, ka vendosur një kurorë me lule tek memoriali i tij në rrugën “Abdi Toptani” në kryeqytet.

5d79f3e74ae61met.png

Ne nje mesazh te shkurter dhene per mediat, Meta e quajti vendosjen e vendit ne rrugen e duhur te demokracise, daten me te rendesishme per vendin, si ndarese te dy epokave.

“Sot ishte një detyrim për të nisur ditën me nderimin e kujtimin e përjetshëm të Azem Hajdarit. Liderit të Lëvizjes Studentore, që soli pluralizmin. Ajo është lëvizja më e rëndësishme e vendit tonë. Dita me e rendesishme qe ndan dy epoka e qe e rivendos vendin ne rrugen e duhur te demokracise, lirise dhe te drejtave te njeriut dhe te pluralizmit politik, zgjehdjeve te lira e te ndershme qe jane kolona vertebrore e cdo sistemi demokratik qe duhet mbrojtur nga te githe dhe me cdo cmim”- tha Meta.

Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998 së bashku me shoqëruesin e tij Besim Çerja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.