E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përmbaruesi Fatos Alimadhi i vodhi 32 mijë euro qytetarit, gjyqtari Kujtim Vraniçi i jep pafajsinë
Sot

Përmbaruesi Fatos Alimadhi i vodhi 32 mijë euro qytetarit, gjyqtari Kujtim Vraniçi i jep pafajsinë

Historia e përmbaruesit që ka mashtruar dhjetëra qyetarë duke abuzuar me detyrën është e përsëritur  disa herë por falë rryshfeteve, ky i fundit ja ka dalë të jetë i lirë dhe në rastin me të freskët i pafajshëm me një dosje të hetuar prej 1 viti dhe me prova e fakte të vertetuara botërisht nga Raifaizen Bank me vulë të njomë.

Mbi këtë fakt u arrestua dhe “Publik.live” ka ndjekur me vemendje fatin e dosjes së përmbaruesit Alimadhi. Pas arrestimit, përmbaruesi hajdut vuri në lëvizje sekseret dhe ofroi një shumë marramendëse për treshen e Apelit. Falë këmbënguljes së redaksisë tonë ne bashkepunim me edhe kamerat e dy televizioneve treshja e la në burg. Por manovra për ta lënë të lirë vijuan pas dërgimit të dosjes në Gjykatë nga prokurori Juljan Zonja. Me dy akuza për vjedhje dhe për shpërdorim detyre.

Kujtojmë që po ky përmbarues është i dënuar nga gjykata penale për shpërdorim detyre nga gjyqtar Ardian Kalia dhe dosja është në apel pikërisht për këtë dosje që u arrestua.

Ndërsa pas tentativave  për ta lënë të lirë me ndryshim mase arresti, manovra të njohura nga  skutat e drejtësisë tonë ,  fale këmbënguljes së redaklsisë sonë dhe emisonit “Stop”, gjyqtari Altin Abdiu dha doreheqjen nga kjo dosje.

Por gjyqtari Kujtim Vraniçi nuk e ka patur fare problem se i janë vjedhur 32 mijë eruro një qyetari. Ndoshta ka menduar se nuk do ta kalojë vetingun dhe ka bërë “goditjen ” e radhës…. Me date 27 korrik 2018 me tre seanca ka lënë të lirë dhe të pafajshëm  një hajdut i cili vazhdon të ushtrojë profesionin  ngaqë Ministria e Drejtësisë që duhet ti kishte hequr me kohë liçensën e ushtrimit të detyrës përmbaruesit ja ka lënë  që ai  të vjedhë qyetarin e radhës.

Se shpejti redaksia do botojë  pjesë nga hulumtimi i kësaj dosje që është një turp për drejtësinë. Ky gjyqtar eshte emeruar vetem dy vite parë në fund të vitit 2016.

 PRESIDENTI NISHANI DEKRETON EMËRIMIN E ZOTIT KUJTIM VRANIÇI, GJYQTAR NË GJYKATËN E RRETHIT GJYQËSOR TIRANË

D E K R E T

PËR

EMËRIM GJYQTARI

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 12, pika 1, të ligjit nr.9877 datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Kujtim Vraniçi emërohet gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9864
Tiranë, më 21.11.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

***

Më poshtë kronologjia e lajmeve për Përmbaruesin Privat Fatos Alimadhi:

]

Arrestohet përmbaruesi Fatos Alimadhi vodhi 53 mijë euro

Arrestohet përmbaruesi Fatos Alimadhi, i akuzuar për “Mashtrim” me pasojattë rënda, pasi kapërvetësuar rreth 53 mijë euro të shtetasit A.N. nga shuma e ankandit një apartamenti në Tiranë

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin, bazuar në kallëzimin e shtetasit A.N.

Në muajin shtator sipas hetimeve hezulton qe Alimadhi ne llogarine shërbimit përmbarimor, të ketë tërhequr shumën e eurove nga llogaria e klientit duke lënë me gisht në gojë klientin që kishte paguar për ankand me shpresën për të blere apartamentin.

Por surpriza e hetimit ka rezultuar nga veprimet hetimore, pasi përmbaruesi privat Alimadhi nuk ka vënë në dispozicion të hetimit dosjen përmbarimore duke e fshehur.

Surpriza e dytë gjate procesit hetimor është se përmbaruesi Alimadhi ka shitur shumë më ulët apartamentin e shtetasit A. N. nga vlera e ankandit të përcaktuar në ligj.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur shtetasin Fatos Alimadhi, përmbarues privat, për veprën penale të “Mashtrimit” me pasoja të rënda dhe pritet arrestimi i tij.

Përmbaruesi Alimadhi sipas informacioneve ka mashshtruar edhe klienë të tjerë duke u vjedhur shuma të konsiderueshme dhe ka disa kallzime nga qytetare te ndryshëm. /PUBLIK.live/Jona Dusha

Qytetari i kërkon ndihmë medias :Gjyqtari Altin Abdiu dhe prokurori Julian Zonja mund të lirojnë nesër përmbaruesin mashtrues Fatos Alimadhi

Qytetari kërkon për herë të dytë ndihmë nga media, për të ndjekur gjyqin në Gjykatën Penale Tiranë

 U arrestua për mashtrim me 33 mijë euro, si po përgatitet lirimi i përmbaruesit ne Dhomën Penale Tiranë

Rreth dy muaj  më parë u arrestua përmbaruesi Fatos Alimadhi pasi kishte tjetërsuar rreth 33 mijë euro të qytetarit A.N. duke i tjetërsuar pronën dhe duke i vjedhur shumën e eurove nga ankandi.

  • Qytetari i rënë pre e mashtrimit kërkon për herë të dytë  ndihmë nga mediat nga frika se mos përmbaruesido të korruptojë gjykatësin Altin Abdiu  duke i dhënë lirinë përmbaruesit mashtrues Fatos Alimadhi.  Po ju drejtohem për ndihmë për herë të dytë brenda muajit pasi përmbaruesi që më mashtroi e më vodhi 33 mijë euro ka kërkuar Ndryshim mase arresti tek gjyqtar Altin Abdiu. Ndërsa prokurori Julian Zonja kishte një vit që mbante kallzëzimin tim në zyrtar pa bërë hetime. Në seancën e nesërme për masën e sigurimit personal tij  nuk do më lënë të marr pjesë në seancën gjyqësore. I bëj thirrje  medias dhe organeve te Veettingut që të kenë parasysh se gjyqtar Altin Abdiun dhe Julian Zonja neser mund të lënë të lirë përmbasuesin mashtrues . Mbetem me shpresë se të paktën do më përkrahë media, – përfundon letrën Avni N.
 Letra e qytetarit drejtuar mediave për ndihmë:

I nderuar gazetar, Neser ora 10:00  datë 04.05.2018 është gjyqi në Gjykatën Penale Tiranë, për lënien në burg ose jo të përmbaruesit hajdut që ka tjetërsuar pronën time, me ankand mashtrim, duke i’a dhënë kreditorit, pa kaluar lekët dhe duke tjetërsuar 33 mijë euro

Po ju drejtohem për ndihmë për herë të dytë brenda muajit pasi përmbaruesi që më mashtroi e më vodhi 33 mijë euro ka kërkuar Ndryshim mase arresti tek gjyqtar Altin Abdiu. Ndërsa prokurori Julian Zonja kishte një vit që mbante kallzëzimin tim në syrtar pa bërë hetime. Në seancën e nesërme për masën e sigurimit personal tij  nuk do më lënë të marr pjesë në seancën gjyqësore. I bë thirrje  medias dhe organeve te Veettingut që të kenë parasysh gjyqtar Altin Abdiun dhe Julian Zonja . Mbetem me shpresë se të paktën do më përkrahë media

Lutem për prezencën tuaj në një skandal të pritshëm për lirimin e tij. Unë denoncoj se nesër përmbaruesi Fatos Alimadhi, I dënuar me 10 vite burg, do të dalë në liri nga gjyqtar Altin Abdiu

ImageFatos Alimadhi

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.