E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kabo-ministres së Shëndetësisë: Gjeni pak kohë për Tinka Kurtin, merreni dhe bëjini të gjitha ekzaminimet, i është shembur gjysma e trupit
Sot

Kabo-ministres së Shëndetësisë: Gjeni pak kohë për Tinka Kurtin, merreni dhe bëjini të gjitha ekzaminimet, i është shembur gjysma e trupit


Presidenti Ilir Meta ditën e sotme priti në Pallatin e Brigadave me rastin e festës kombëtare, aktorë të ndryshën të shoqërisë si kryeministrin, deputetë të Kuvendit, anëtarë të Qeverisë, ish-Presidentë, ish-kryeministra, drejtues dhe përfaqësues të bashkësive fetare, Ambasador, akademikë, artistë, intelektualë, por siç duket një nga më të rëndësishmet e skenës shqiptare Tinka Kurti dhe profesorii njohur nuk kanë qenë të ftuar.

Profesori Përparim Kabo teksa tregon bisedën që ka bërë sot në telefon me aktoren e madhe, nënvizon me të “zezë” faktin se Tinkën nuk e kanë ftuar sot në Presidencë. Tinka krejt rastësisht e ka telefonuar për t’i uruar ditën e flamurit e kështu biseda ka rrjedhur tek pritja e shtruar në Pallatin e Brigadave. As Tinka as Kabo nuk kanë qenë të ftuar.

Kabo me nota të forta ironie shkruan se nuk është parë e nevojshme të ftohet asnjëri prej tyre,

“Tek biseda mori rrjedhë me shumë mençuri më tha…Me dy mëndje të telefonova se mendova se mos ish në pritjen e shtruar në Pallatin e Brigadave nga Presidenca. Jo moj Tink i thash…unë nuk arij dot deri atje nuk kam aq shumë merita…e pas një pause ajo shtoi, as mua, u bë tash dy vjetë që nuk më thërrasin”.

Ndërsa rrëfen bisedën Kabo shton se Tinka ishte rrëzuar tek shkallët e pallatit pa drita dhe mezi ka mundur të vizitohet diku për shkak se të gjithë kanë qenë pushim nga festat. Sakaq ka një thirrje për ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun. “Më tregoi se para dy ditësh në shkallën e pallatit ku s’kishte drita qe rrëzuar në shkallë…

Ambulancat mbyllur për festë…dhe diku kish mundur të vizitohesh e i kishin thënë se je shëmbur në gjysmën e trupit…Xhongu në fyt mu zmadhua…Po çfarë lloj shteti jemi ne…Pa pati mundësi…Ju zonja Ministre e Shëndetësisë…a mundesh nesër të gjesh pak kohë ta marrësh këtë zonjë dhe ta shoqëroni ju vet në spital dhe ti bëhen të gjitha ekzaminimet…”, shkruan ndër të tjera Kabo.

Postimi i Përparim Kabo:

Thirrja telefonit dhe në ekranin e vogël emri saja…E hapa se për të jo unë por gjithë shqiptarët kudo që janë kanë adhurim. Ishte e madhja Tinka Kurti…më uroj ditën e flamurit, më pyeti për të gjithë të dashurit, më pyeti si jam e çfarë bëjë…Një bisedë që unë e dua sepse fjalët e saj të ëmbla dhe me aq kuptim më bëjnë më të mirë…Tek biseda mori rrjedhë me shumë mençuri më tha…Me dy mëndje të telefonova se mendova se mos ish në pritjen e shtruar në Pallatin e Brigadave nga Presidenca. Jo moj Tink i thash…unë nuk arij dot deri atje nuk kam aq shumë merita…e pas një pause ajo shtoi, as mua, u bë tash dy vjetë që nuk më thërrasin.

Mu bë një lëmsh në fyt dhe mu kujtua që kjo grua e ndryshoi Shqipërinë me artin e saj që nga roli Tanës e deri te Lady Macbeth…Po kush janë këta mendova që e kanë menduar të tepërt Tinka Kurtin…E gjithë jeta e saj më kaloi në mendje, sepse para ndoca pak kohe kam përfunduar jetëshkrimin e saj të autorizuar, një jetë mes dhimbjes e dinjitetit. Mendova se ajo vetëm është në shtëpi por jo e vetmuar në hapsirat shqiptare…Sonte në 105 vjetorin e ditës së flamurit ajo paskësh qenë e pa nevojshme diku ku festohet…Me takt i thashë a je nesër të pimë një kafe bashkë e të shëtisim…Jo më tha… dhe mendova se diku është ftuar…

Por jo s’qe kështu…Më tregoi se para dy ditësh në shkallën e pallatit ku s’kishte drita qe rrëzuar në shkallë…Ambulancat mbyllur për festë…dhe diku kish mundur të vizitohesh e i kishin thënë se je shëmbur në gjysmën e trupit…Xhongu në fyt mu zmadhua…Po çfarë lloj shteti jemi ne…Pa pati mundësi…Ju zonja Ministre e Shëndetësisë…a mundesh nesër të gjesh pak kohë ta marrësh këtë zonjë dhe ta shoqëroni ju vet në spital dhe ti bëhen të gjitha ekzaminimet…vetëm për një fakt… Ajo ka luajtur rolin e Lady Makbethit…Tek studjoja për këtë rol pash se nuk janë shumë gra në botë që e kanë luajtur atë rol…por nga më të famshmet aktore…dhe mes tyre një grua e thjeshtë dhe madhështore Tinka Kurti….!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.