E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përse ky double standard i ndërkombëtarëve?
Sot

Përse ky double standard i ndërkombëtarëve?

Gjendja e rëndë e krijuar në politikën shqiptare me votimin e 30 qershorit, do të ketë pasoja të rënda në të ardhmen e Shqipërisë. Defakto po instalohet një regjim kriminal i lidhur me të gjitha llojet e trafiqeve dhe pastrimit të parasë së këtyre trafiqeve dhe korrupsionit.

Shqipëria do të ketë shumë të vështirë ndërtimin e institucioneve shtetërore dhe shtetin e së drejtës pas 30 qershorit

Ndërkombëtarët përpara se të ishin të shqetësuar për qetësinë, duhet të ishin të shqetësur për instalimin e një regjimi kriminal ku tashmë këmbungulja e shumë ndërkombëtarëve për të njohur dhe stimuluar këtë regjim ngre shumë pikpyetje.

1. Ndërkombëtarët dhe zoti Palmer, duhet ti kishin kërkuar Edi Ramës, këtij njeriu që llap gjithë ditës si njeriu më i ndershëm dhe më me moral, edhe pse janë publikuar përgjimet për zgjedhjet e 2016, ku i gjithë kabineti tij me zë del i lidhur dhe në bashkëpunim me kriminelë në funksione dhe andministrate në bashkëpunim për masakrën e zgjedhjeve.

a) Edi Rama, të tregoj listat e shtabeve elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit! Janë po ata bandite që ishin në 2016 me në krye kryeministrin.

Para tre ditësh Edi Rama doli në Vau të Dejës me Tom Doshin njeri i ndaluar të hyjë ne SHBA si njeri i lidhur me krimin e organizuar dhe me trafiqe. Rama tha: Partneri ynë strategjik është PSD e Tom Doshit, blerë rreth 1 milion dollar kryetarit te Akademisë Shkencave shokut Skënder Gjinushi.

Ndërkombëtarët duhet ti pëgjigjen një pyetje 1 milionshe, një situatë e tillë të ndodhte në vëndet e tyre, a do teë mbanin të njëjtin qëndrim? Edhe n.q.s. do të mbanin të njëjtin qëndrim nuk do ti lejonin popujt e tyre që do të derdheshin në rrugë për mos lejuar instalimin e krimit në shtet.

Kjo sepse popujt ku jetojnë këta ndërkombëtarë kanë koshiencën e lirisë dhe drejtësisë dhe e kanë fituar me forcë dhe vendosmëri këtë demokraci që gëzojnë këta ndërkombëtarë në vëndete e tyre.

Shqipëtarëve i mungon elementi popull me koshiencë lirie dhe drejtësie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.