Përshtypje nga një takim me Martin Schulz në Duisburg
Me Martin Schulz, kandidatin favorit për kancelar të Gjermanisë, sot në Duisburg i ftuar nga Yusos dhe FES në takimin me organizata nga e gjithë Europa. Martin më frymëzoi me fjalimin e tij ku kryefjala ishte lufta me projekte e ide ndaj pabarazisë, varferisë dhe politikes së arrogances, intolerancës e konfliktit që synon te perçajë njerëzit e të pasurojë koorporatat. Pata fatin, mbas fjalimit, të shkëmbej mendime me të dhe ti flas për situatën në Shqipëri. Ka një arsye përse Gjermania është aty ku është dhe ne jemi aty ku jemi. Dhe arsyeja kalon pikësëpari nga niveli i politikanëve. Edhe pse është duke u bërë një nga njerëzit më të fuqishëm të botës, Martin nuk përton të bisedojë me një shqiptar dhe të degjojë me durim historite tona absurde dhe shpesh pa kuptim. Sa për stanin tonë ja njohim të gjithë bulmetin që ka.
Besian Pesha
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



