E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Peshkaqeni im eshte sardele..!
Sot

Peshkaqeni im eshte sardele..!

Guxim Alimani

-Mbeta i shokuar kohe me pare kur Erion Veliaj rrethoi me fshesaxhinjte e rrogtaret e Bashkise seline e Gjykates Administrative ne Tirane!U turperova si shqiptar tek pata pare ne TV qe militante e servile politike plot histeri therrisnin ne mbrojtje te nje ministri monster si Saimir Tahiri i cili ishte perfolur me argumente si i perfshire ne krim te organizuar

.Po aq dhimbshem po perjetoj nje veprim te ngjashem ne Lezhe ku me ose pa dirigjim rrethohen e intimidohen institucionet e shtetit.Ky nuk eshte turp politik se politika eshte kaherë e martuar me turpin.Por eshte turp kombetar.Eshte shenje se nuk e duam shtetin as ligjin por anarshine dhe Maliqin!Pak muaj me pare Sovrani Saudit arrestoi per korrupsion dhjetera Princer te fuqishem ekonomikisht e me lidhje genetike me Kuroren.

Por asnje reagim e tubim preteste nuk ndodhi dhe drejtesia punon e paimpresionuar.Ndalimi i Fran Frrokut nuk prezumon fajesi ndaj le ta presim ate te shkrete drejtesi.Frroku natyrisht eshte figure e njohur e PD-se por dhe Ndoka eshte po ashtu figure e njohur e PS-se.Nese kane abuzuar del se paskan bashkpunuar!Keshtu qe dy palet e qytetareve duhet t’ju largojne suportin kusareve.

Nese nuk ka baza Froku,Ndoka dhe Rroku do marrin pafajsine dhe do dalin me te forte nga kjo histori.Eshte e papranueshme protesta me mentalitetin dhe slloganin se”Hajduti jone eshte i mire dhe eshte me pak hajdut se i juaji”.

Nuk ka kandar tjeter ti peshoje perveç drejtesise.Une e çmoj te arsyeshem qendrimin e z.Basha pasi vete ai eshte inicues pa kompromis i pastrimit te moçalit korruptiv politik.Nese vepron ndryshe ai demonton nje investim me vlere.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.