PIKANTE/80 milione euro në vit që i jep BE-ja Shqipërisë avullojnë në drjetim të paditur…
Neritan Sejamini
Rreth 80 milionë euro në vit i jep BE-ja Shqiperisë për forcimin e institucioneve, demokracisë, luftën kundër korrupsionit, forcimin e policisë, drejtësisë, etj. Pothuajse të gjitha abuzohen, shpërdorohen, dhe kanë efikasitet zero. Projektet e BE-së zakonisht zbatohen nga NGO dhe kompani të aftësuara në dekada në vjedhjen “inteligjente” të fondeve të donatoreve dhe askush nuk merr vesh se ku venë fondet.
Për këtë shpërdorim të parave të qytetarëve të BE-së e kanë për detyrë të shqetësohen dhe të ngrenë zërin Ambasadori i BE-së në Tiranë dhe drejtuesit e Komisionit Europian. Por ata e kanë braktisur këtë detyrim themelor dhe me heshtjen e tyre janë kthyer në mundësues të korrupsionit dhe abuzimit të pushtetit në Shqipëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



