E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pjepri e ka bishtin prapa
Uncategorized

Pjepri e ka bishtin prapa

Pas zhurmës së madhe për një faturë të pa paguar me vlerë 80 euro ka ardhur menjëherë reagimi italian:

“Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit.

Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më”, thotë deklarata e ambasadës italiane.

Parimi i reciprocitetit është normë themelore në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Për reciprocitet imagjinoni të lexoni nesër një deklaratë të ambasadës shqiptare në Itali:

“Sipas porosisë së Kryeministrit Edi Rama, kryem pagesën e llogarisë së dëmit të bërë nga një grup “skifterësh” shqiptarë në një lagje të Milanos.

Shqiptarët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla me skifterë të mos përsëriten më”

Vlera e një fature të skifterëve luhatet nga 100-500 mijë euro.

Pjepri (Meloni në italisht) e ka bishtin prapa…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.