Pjerini Ndreu shpall fitues Liçajt & Elmazajt për 1.3 miliardë lekë
Pjerin Ndreu, kryetari i Bashkisë Lezhë ka organizuar një tjetër tender tepër të dyshimtë në llojin e vet.


Tenderi është dhënë nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, në varësi të Bashkisë së Lezhës. Ky tender ka patur si fond limit shifrën 114,964,910 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.4 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Objekti i tenderit është “Mbrojtja e lumit të Vermoshit” dhe mban si numër reference REF-73549-06-26-2023. Le të shohim konkretisht “çorbën” që është gatuar. Rezulton se në garë kanë marrë pjesë 8 kompani për të patur mundësinë e shpalljes si fitues i tenderit.

Por vihet re një fenomen mjaft i dyshimtë. Nga 8 firma pjesëmarrëse, 6 kanë ofruar oferta më të ulëta sesa firma e shpallur fituese. Por kjo për habi nuk ka qenë e mjaftueshme që Pjerin Ndreu t’i merrte në konsideratë.

Përkundrazi fitues është shpallur bashkimi i kompanive “B93 II” & “B-93” & “ELMAZAJ KONSTRUKSION” për vlerën 111,111,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 1.3 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Për të kuptuar se sa i dyshimtë është tenderi, mjafton të shikojmë difërencën mes vlerës fituese dhe ofertës më të ulët. Kjo diferencë shkon në gati 500 milionë lekë të vjetra me TVSH. Është qartësisht e kuptueshme që një diferencë e tillë është tepër e lartë dhe lë vend për abuzim.
Nga ana tjetër nëse krahasojmë ofertën fituese me fondin limit del se është sa 97% e tij. Kaq është e mjafueshme për të kuptuar se sa abuzim ka në këtë tender.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



