E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosje me armë te “Delijorgji”, identifikohet autori
Sot

Plagosje me armë te “Delijorgji”, identifikohet autori

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e ndodhur mesditën e së premtes në Rrugën e Kavajës, pranë kompleksit “Delijorgji” në Tiranë.

I plagosur ka mbetur 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është identifikuar si Besjan Ferazini, aktualisht në kërkim nga policia.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se konflikti ka nisur për motive xhelozie, pasi autori pretendohet të ketë pasur lidhje me bashkëshorten e të plagosurit. Pas përplasjes verbale, situata ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit.

Policia njoftoi se rreth orës 15:50, gjatë një konflikti, është plagosur shtetasi A.K., 34 vjeç, dhe se strukturat po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.