E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Po armatos militantët në Dibër”, Policia padit ish-deputetin e PD-së
Politikë

“Po armatos militantët në Dibër”, Policia padit ish-deputetin e PD-së

Policia e Shtetit, ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetit të PD-së, Xhemal Gjunkshi, se policia po armatos militantët në Dibër para zgjedhjeve.

Policia i quan shpifje të ulëta të gjithë sa artikulon Gjunkshi dhe thotë se do ta padisë këtë të fundit.

 

policia-e-shtetit-800x447_1-860x445-770x433

Reagim i Policisë së Shtetit

Lidhur me deklarimin e sotëm publik të ish-deputetit të PD, Xhemal Gjunkshi, ku aludon se Policia e Dibrës ka shpërndarë armë në qytet, sqarojmë se:

Kjo deklaratë është krejtësisht një shpifje e ulët dhe plotësisht e fabrikuar.

Policia e Shtetit e hedh poshtë me përbuzje një deklarim të tillë, që në fakt të vetmin reagim që meriton është padia ndaj deklaruesit Gjunkshi në gjykatë.

Aty ai do të duhet që përpara ligjit të sqarojë motivet e kësaj insinuate të ulët.

Policia e Shtetit gjen rastin të garantojë qytetarët se është në krye të detyrës dhe e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe sigurinë e tyre në tërësi.

Për çdo informacion që disponon, çdokush mund të denoncojë në kushte anonimati në numrin unik 112 ose numrin falas të SHÇBA, 0800 90 90.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.