Po b*thën me çfarë uji ta lajmë o Bela, të ngrohtë a të ftohtë?
Nuk ia vlen fare ti thuash një piseje si Belinda Balluku se asnjë shqiptar për be që jeton në këtë vend nuk dëshiron të abuzojë as me energjinë elektrike, as me ujin e pijshëm e madje as me ushqimin. Çdo shqiptar që ende jeton në Shqipëri jeton në kushtet minimale të jetesës. I ngatërrohen mendimet Belindës e i duken të gjithë parellinj si oligarkët e mafiozët që e rrethojnë.
Nuk do shumë llogari për të kuptuar se çfarë mendon dhe si i trajton qytetarët e vet kjo Qeveri, ama se do të vinte dita që edhe konkubinat e saj të tallen kaq keq me shqiptarët, kjo nuk ishte menduar.
E mbani mend Artan Shkrelin, këshilltarin e Edi Ramës? Atë tipin që deri kur e futën në kabinet dhe i dhanë të shqyente ca hektarë tokë, dilte bashkë me Artan Lamen e protestonin për kangjellat e Presidencës?
Epo ky tipi para ca kohësh pat dalë e pat thënë se uji mungonte në çesma e depozitat nuk mbusheshin se shqiptarët bëjnë dush çdo ditë(?) Tamam- tamam, një nga hajdutët me çizme të kësaj qeverie pat thënë kështu: “pse çfarë janë shqiptarët, zviceranë?! Le të lahen një herë në javë se nuk e kanë luksin për më tepër”.
Nuk e donit Envrin ju? Prisni se s’keni parë gjë akoma…
Uji iku e vate e depozitat majë tarracave janë sot e kësaj dite orenditë zbukuruese të çdo pallati banimi në Shqipëri. Meqë na detyruan të lahemi një herë në javë, tani do na mësojnë/detyrojnë që edhe rrobat ti lajmë një herë një javë. Një herë dhe me ujë të vakët mundësisht.
Autori kësaj here është edhe më keq se i pari, është madje edhe grua. Një nga konkubinat më me famë të Edi Ramës, ministresha e Energjitikës, në kuadër të krimeve në emër të energjisë, ka dalë e ka dhënë leksione për pastërtinë. Belinda Balluku, pasi ka paralajmëruar shqiptarët se nga tetori e tutje zengjinëve që kalojnë 800 kwh energji elektrike në muaj do t’u ‘matet koka me filispanjë’, sot u ka thënë që edhe rrobat duhet ti lajnë rrallë e më rrallë.
Ja kështu do e shtrojnë rrugën drejt mirëqenies absolute shqiptarët. Pasi nuk ka mundur të shuajë zërat e ekspertëve se 800 kwh energji janë pak për një jetë normale, pasi ‘nuk e shet dot sapunin për djathë’ dhe kur ende nuk dihet se sa dhe si do të rripen shqiptarët pas tetorit, Belinda ka nisur të japë mësime pastërtie.
Nuk ia vlen fare t’i hysh debatit të procesit të larjes së rrobave me një pise si Belinda Balluku.
Nuk ia vlen që një piseje si ajo ti shpjegosh se familjet shqiptare janë familje normale me fëmijë, pleq, me njerëz të sëmurë e të shëndoshë, me njerëz që punojnë në shumë lloje profesionesh dhe nevojat për të larë ato të shkreta rroba janë nga më të ndryshmet.
Nuk ia vlen fare ti thuash një piseje si Belinda Balluku se asnjë shqiptar për be që jeton në këtë vend nuk dëshiron të abuzojë as me energjinë elektrike, as me ujin e pijshëm e madje as me ushqimin. Çdo shqiptar që ende jeton në Shqipëri jeton në kushtet minimale të jetesës. I ngatërrohen mendimet Belindës e i duken të gjithë parellinj si oligarkët e mafiozët që e rrethojnë.
Nuk ia vlen ti shpjegosh një piseje si Belinda se shqiptarët e ndezin dritën kur erret nata dhe e lënë lavatriçen në punë e rrallë e me orar sepse, e para s’kanë ujë dhe e dyta, duhet të kursejnë sepse të ardhurat nuk u mjaftojnë për më shumë.
Nuk u dalin paratë o Belinda!
Edhe të duan shqiptarët nuk abuzojnë dot. Por një pisanjose si ti nuk ka si ta dije, prandaj nuk ia vlen ti shpjegosh më shumë.
Prandaj jemi që jemi, na shpjego dhe një gjë të fundit o Bela. Prapanicën si ta lajmë o derman, me ujë të ngrohtë a të ftohtë? Ti si ia bën, o Bela? Apo ti s’e lan fare?/Pamfleti
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



