E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Po lënë pa punë edhe Presidentin”, Rama: Ai po i bie këmbës ta heqin. Unë dhe Pandi jemi në rregull, e ka komisioni Manja-Gjuzi këtë
Politikë

“Po lënë pa punë edhe Presidentin”, Rama: Ai po i bie këmbës ta heqin. Unë dhe Pandi jemi në rregull, e ka komisioni Manja-Gjuzi këtë

Kreu i qeverisë, Edi Rama, nga takimi me banorë të njësisë administrative numër 5, në prani të kryebashkiakut Veliaj, ministrit të Diasporës, Pandeli Majko dhe banorëve të zonës, nuk ka lënë pa përmendur presidentin e vendit, Ilir Meta.

rama

Duke ironizuar me LSI-në, Rama ka thënë se ata po lënë pa punë jo vetëm këta të PD-së, por edhe vetë Presidentin.

“Ata po lënë pa punë edhe presidentin, edhe ai po i bie këmbës që ta heqin nga puna”- tha Rama, duke iu drejtuar Majkos: “Ti dhe unë jemi në rregull e ka komisioni Manja-Gjuzi”.

Më pas Rama iu drejtua sërish Majkos: “Ti i dole borxhit, në mënyrën që duan ata, nuk donin. Se edhe unë i dal borxhit, por në një mënyrë tjetër”.

Batuta me Veliajn

Kryeministri Edi Rama nuk i ka lene pa kujtuar velijat edhe nje premtim qe sipas tij e ka te pambajtur, ate te kopshtit Zoologjik.

Rama: Ke premtim të pa mbajtur (Veliaj qesh)
Rama: Mos qesh
Veliaj: Po presim VKM, fjalë burrash brenda muajit fillojmë punën

Nuk kanë munguar batutat mes kryeministrit Rama dhe ministrit të Diasporës, Pandeli Majko gjatë takimit të sotëm me banorë të njësisë administrative numër 5 në Tiranë.

rama-majko

 

 

Rama i ka kujtuar Veliajt premtimin e pambajtur për ndërtimin e Kopshtit Zoologjik dhe ka thënë se për këtë do të monitorohet, duke kërkuar më tej edhe ndërtimin e një teatri kukullash për fëmijët, pasi aktuali sipas tij është një tmerr i vertetë.

Kaq ka mjaftuar që Majko të pyesë; Hë cfarë do e prishim edhe atë?

BATUTAT

Rama i tregon Majkos filxhanin: Ja e shikon buzën e greminës, ca ëhstë këtu, I që po bie, apo L që po ngrihet

Majko: Po ik ore, lëre tani se na cmende

Rama: Ma thuaj ca të bëjmë pandi, nga ta kapim, u cmendën të tërë përnjëherë,

Majko: Ja të dëgjojmë lali Erin ca ka për të bërë

Rama: Lali të bëjë kopshtin Zoologjik se e ka premtim të pambajtur, pastaj për këto të rejat është punë tjetër

Rama: Teatrin e ri të kukullave njëherë, duhet, shkova me Zahon dhe ishte katandisur i marrë fund, si kopsht zoologjik i degraduar

Veliaj: Do parë ajo, sa mban, sa nuk mban …

Majko: Po ajo është godina e parlamentit, është godinë historike

Rama: Po është more është, po e ke parë ti si është, se juve thoni është godina e Parlamentit, por e ke parë ti si është ajo kur kalon nga PS

Majko: He ca, do e prishim edhe atë?

Rama: Ajo është katandisur si luani o Pandi, kopsht zoologjik, një tmerr i madh…

Majko: E rëndësishme është që ke vajtur ti në teatër të kukullave ta dëgjojë edhe ai (Gaz Paja) që sa është martuar

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.