E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po per KorrupsJOnin?
Sot

Po per KorrupsJOnin?

Klodian Tomorri

Hayeku rilind ne PS


Me sa duke brenda Partise Socialiste ekziston nje klan i forte, i brumosur nga Shkolla e Cikagos qe lobon per politika neoliberale.

Praktikisht Edi Rama mund te jete nder te paktet kryeministra te majte sot, te cilet shqiptojne fjalen derregullim. Zakonisht kryeministrat e majte kane per zemer ate fjalen tjeter, pa de perpara. Nese e ka me te vertete, ky eshte nje lajm i mire.

Shqiperia ka nje qeveri te vogel. Por pavaresisht kesaj ka nje ingranazh te rende burokratik. Aparati administrativ eshte joeficent dhe i korruptuar, nderkohe qe dhjetera ente publike te panevojshem parazitojne si shushunja duke i thithur gjakun biznesit.

Premtimet per demontimin e rrotes se ndryshkur burokratike, ne cdo fushe te sektorit publik, jane nje politike ne kahun e dhur. Kjo cliron energjite e sipermarrjes dhe i hap rruge zhvillimit te shpejte te vendit.

Ne te gjitha modelet qeverisese, ai i shtetit te vogel eshte provuar si me i suksesshmi. Por qe te funksionoje, ka nje parakusht. Korrupsioni duhet te jete minimal. Ne te kundert, modeli ai kthehet ne nje deshtim spektakolar me kosto shume te medah.

Derregullimi nuk mund te funksionoje kur tregjet jane te kapura dhe dominohen nga nje grusht njerezish te fuqishem, qe qendrojne afer qeverise duke diktuar politika dhe ligje per te ruajtur pozitat e privilegjuara. Apo kur qeveria nderton tregje te sigurta me ligj si ne rastin e koncesioneve. Nga ana tjeter, sado derregullim te kete, nese ekziston taksa e rryshfetit, burimet ne ekonomi do te keqshperndahen.

Heqja e licencave, thjeshtimi i procedurave, reduktimi i administrates jane vetem gjysma e punes. Gjysma tjeter, qe do pergjigje eshte. Po per KorrupsJOnin?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.