E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Uncategorized

Po sikur….

 Lutfi Dervishi

Po sikur këtë muaj të diskutohej dhe të bëhej lajm….

Punësimi dhe jo “punësimet” e 3580 punonjësve gjatë këtij muaji!
Arsimi dhe jo përfshirja e arsimtarëve në fushatë!
Uji 24 orë dhe jo punësimet 24 orëshe të Ujësjellësit!
Rendi dhe jo përfshirja e policisë në fushatë!
Varfëria dhe jo pako me ushqime në këmbim të votave!
Hekurudha që është katandisur me 20 vagona dhe jo punësimi 20 personave në fushatë!
Rrugët që kanë mbetur rrugëve dhe jo drejtori rrugëve që merr karta identiteti të votuesve!
Nafta si pasuri kombëtare dhe jo punësimet 1 mujore në këmbim të votave!
Shpejtësia e shërbimit postar dhe jo lëvizjet me shpejtësi kozmike të punonjësve në fushatë!
Të ardhurat nga dogana dhe jo doganierë që blejnë vota!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.