“Po u ndava me gruan, nuk hap arkivin”/ Bushati ironizon Bashën
Analisti Andi Bushati ka ironizuar Lulzim Bashën, i cili nuk ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht dhe me anë të një dokumenti autorizoi Enkelejd Alibejan të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 14 majit.
Bushati than ë emisionin e Erla Mëhillit se nëse vendos të ndahet nga gruaja, nuk hap arkivin për të nxjerrë një letër të para 10 viteve.
“Vetë Lulzim Basha nuk e quan veten kryetar dhe thotë që ju po përdorni letrën time që unë kam bërë para një viti. Ditën që unë ndahem me gruan, kam një problem me prona, unë nuk nxjerr nga arkivi im një letër para 10 vitesh ku kam menduar që do ndahem nga gruaja sot”, tha Bushati.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



