E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pogradec/ 27-vjeçari arrestohet, kreu marrëdhënie seksuale me të miturën
Uncategorized

Pogradec/ 27-vjeçari arrestohet, kreu marrëdhënie seksuale me të miturën

Në Pogradec, një 27-vjeçar është arrestuar së fundmi pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një të mitur 13-vjeçare.

Mësohet se vajza 13-vjeçare e ka gënjyer të riun për moshën e saj duke i thënë se 14-vjeçe e gjysmë dhe se marrëdhënia mes saj dhe 27-vjeçarit ka qenë me dëshirë.

Kanë qenë familjarët e vajzës ata që kanë bërê denoncim në polici pasi kanë parë që vajza kishte vendosur një foto profili me djalin shoqëruar me një unazë.
Nga ana tjetër 27-vjeçari ka deklaruar para oficerëve se kishte qëllime serioze me të miturën dhe se nuk e dinte moshën reale të saj. Ndërkohë bëhet e ditur se 13-vjeçarja 2 muaj më parë kishte pasur lidhje edhe me një 36-vjeçar.
Për lidhjen e 13-vjeçares me 27-vjeçarin, babai ishte dakord ndërsa nëna jo edhe pse vajza mbante unazë. Kjo e fundit thuhet se i ka shkruar e para në rrjetet sociale djalit dhe më pas janë lidhur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.