Pogradec, kreu marrëdhënie me 13-vjeçaren, pranga 27-vjeçarit
E mitura: E doja!
Një vajzë e mitur vetëm 13-vjeçe dyshohet se ka rënë preh e abuzimit seksual. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hodnisht në Pogradec. Policia njoftoi se ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. Ngjarja është zbuluar rastësisht nga familjarët e të miturës. Prindërit e saj kanë konstatuar se vajza kishte vendosur një foto profile me unazë martese në rrjetet sociale, e cila ka ngritur dyshime. Pasi kanë pyetur të miturën, prindërit kanë zbuluar lidhjen e saj me 27-vjeçarin, duke bërë dhe denoncim në polici.
Burime bëjnë me dije se vajza 13- vjeçare ka deklaruar para policisë se e gjithë marrëdhënia mes saj dhe 27 -vjeçarit ka qenë me dëshirë. Ajo ka shtuar se e ka gënjyer 27 -vjeçarin për moshën reale, duke shmangur përgjegjsinë për 27-vjeçarin. Por kjo gjë nuk i ka bindur efektivët e policisë, të cilët kanë bërë ndalimin e të riut për veprën penale të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur.
Nga ana tjetër 27 -vjeçari ka deklaruar para oficerëve se kishte qëllime serioze me të miturën dhe se nuk e dinte moshën reale të saj. I riu është shprehur se e ka dashur vajzën dhe ajo atë, duke dërguar edhe familjarë te prindërit e të miturës për të zyrtarizuar lidhjen. Por, sipas burimeve, ndonëse babai ka qenë dakord, nëna e vajzës ka kundërshtuar lidhjen. Vajza i ka thënë se ishte 14 vjeç e gjysmë dhe ai ka kërkuar të fejohet me të, ndërsa moshën reale të vajzës e ka mësuar vetëm pas arrestimit nga policia.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


