E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Delvinës fshehu ngjarjen e dhunimit të biznesmenit
Sot

Policia e Delvinës fshehu ngjarjen e dhunimit të biznesmenit

Foto: Krisro Dhima, biznesmeni i dhunuar

Me 7 të qepura në kokë, si u dhunua me leva drejtori i “Delvina Gaz” nga Hoxha, nipi i nënkryetares së bashkisë dhe 3 të tjerë! 

Ngjarja e rëndë në Delvinë ka tronditur opinionin publik . Sipas informacioneve të para, një biznesmen i njohur në Delvinë është sulmuar dhunshëm nga një grup individësh me mjete të forta. Megjithatë, policia ka shoqëruar vetëm dy prej tyre, duke lënë të lirë të tjerët. Nga të dhënat, rezulton se autorët e sulmit përfshijnë edhe një hoxhë, ndërsa një prej tyre është i afërt me numrin dy të bashkisë së Delvinës.

NGJARJA

Një incident është raportuar në Delvinë. Drejtori i ‘Delvina gaz’ prej 3 ditësh ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës. Babë e bir, Bledi dhe Enis Ali, Miri Bajrami dhe Ender Meleqi, ky i fundit nipi i nënkryetares së bashkisë së Delvinës Brunilda Meleqi, e kanë goditur drejtorin e “Delvina gaz” me levë në kokë. Ndërsa personi i pestë nuk dihet se kush është.

Si pasojë e plagëve të mara Kristo Dhima, ndodhet në spital me 7 të qepura në kokë. Ndërkohë kjo ngjarje e rëndë është mbajtur e fshehtë nga policia, por burimet bëjnë të ditur se Dhima është goditur me leve në kokë nga 5 personat me qëllim për ta vrarë. Gjithashtu sipas burimeve, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për influence brenda kompanisë “Delvina gaz”.

Për shkak të mungesës së informacionit zyrtar nga policia, ngjarja nuk është raportuar në media, duke penguar ndarjen e saj me opinionin publik. Biznesmeni i prekur, Kristo Dhima, i ka treguar policisë identitetin e të gjithë personave të përfshirë në sulmin ndaj tij.

Ndërsa nuk dihet se si është trajtuar ngjarja nga policia dhe prokuroria, dyshohet se pala e sulmuesve ka mbështetje politike dhe policore. Është e rëndësishme që autoritetet të ndërmarrin hetimet e nevojshme dhe të sigurojnë drejtësi për të gjithë pjesëmarrësit në këtë akt të dhunshëm. Biznesmeni i dëmtuar synon të vazhdojë luftën ligjore, edhe pse dyshohet se do të hasë pengesa për shkak të ndikimit politik.

Ngjarja ka filluar si një provokim me makinën e pasqyrës, por më pas eskaloi në një akt dhune dhe tentativë vrasjeje. Një prej autorëve, Bledi Ali, është hoxhë, i cili, duke menduar se ka influencë dhe mbështetje, ka marrë përsipër sulmin me levë, ndërsa kryerësi i krimit është Miri Bajrami. Shefi i Komisariatit, me urdhër të shefave të lartë të Policisë, ka shoqëruar hoxhën dhe të birin, por i ka liruar pas 30 minutash, duke klasifikuar ngjarjen si një sherr ordiner.

Policia ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar për këtë ngjarje, edhe pse janë kaluar katër ditë që nga ajo. Gjendja e Kristo Dhima, viktima e dhunës, është kritike, me plagë të rënda në kokë dhe mjekët nuk mund të japin garanci për jetën

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.