Policia ka ndaluar dhe më pas ka goditur me shkop gome për ta neutralizuar Saip Dollapin, sekretarin organizativ të PD, ish drejtor i UKT dhe CEZ në qeverisjen e Berishës.
Dollapi, njihet edhe për lidhjen familjare që ka me ish kryeministrin Berisha. Është e paqartë ajo që bëri Dollapi por u filmua teksa vraponte në tentativë për t’i shpëtuar policisë. Por teksa vraponte është penguar dhe pikërisht aty, e kanë kapur efektivët.
E shqetësuar, Albana Vokshi po pyet se ku ndodhet Dollapi ndërsa më vonë pritet një informacion i detajuar për atë që ndodhi.








