Politika e shqiptarit është shqiptaria!
Skifteri i analizes katolike Gjomarkaj ka shpuar ashper te gjithe ata qe sulmojne Gjeneral Lleshin sepse qenka katolik.
Fillimisht duhe te vendosim disa rregulla loje:
Shqiperia është vend laik apo religjioz?!
Mbi ç’baze dikush do te konsiderohet katolik, musliman, bektashi, ateist, apo asgje?!
Kush e vendos kush është katolik me i mire: Tom Doshi apo Preç Zogaj?! Rekordet kriminale apo aftesia per t’u lepire sa majtas djathtas?! Tek cili prift do te marrim çertifikate pastertie per katoliket qe do te merren me politike dhe tek cili hoxhe nje te tille per muslimanet?! Ç’jane keto histori me katolike e muslimane?!
Kur kritikojme Lleshin e bejme sepse e shohim si marionete te Edvin mashtrimit dhe as na plas fare se çfare feje ka ai. Feja eshte relative dhe subjektive. Gjykojme vetem aparencen sepse zemrat nuk i di askush perveç Atij qe i krijoi zemrat.
E njejta gje me islamxhinjte, batakçinjte, ortodokset hajdute te politikes te cilet nuk kane lidhje as me islamin as me bektashizmen as me helenizmin ortodoks grek.
Po te hapet debati politik mbi baza feje zotni i penes nuk dalin llogarite qe kryeministrat shqiptare dhe presidentet te jene kaurre, siç i quan zoterote me stil shpues.
Keshilla ime per te gjitje do te ishte; te ruhen ekuilibrat fetare sigurisht por mjaft me pazare me fene sepse Jezu Krishti, Muhamedi e te tjere profete e shenjtore nuk kane lidhje as nga afer as nga larg me te race te degjeneruar hajdutesh islamxhinj, ortodokse e katolike qe i vjedhin shqiptaret pa asnje meshire dhe mos shikoni kisha e xhamia, politika e shqiptarit është shqiptaria!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



