Politika i bëri lesh edhe artistët!
Denis Dyrnjaja
E ndjek prej kohësh këtë çështjen e Teatrit Kombëtar i vetmënjanuar dhe kam vënë re reagime të vazhdueshme nga shumë njerëz. Reagojnë pro dhe kundër shembjes se godinës ata që i lidh profesioni, merren politikanët, merren njerëzit publikë dhe njerëzit e thjeshtë, merren artistë dhe pseudoartistë. Personalisht kam menduar se të gjithë mund të konsiderohen ose vetkonsiderohen artistë, por në fakt këtë gjë e ndan dhe duhet ta ndajë skena e kritika dhe për shkak se kjo e fundit as që ekziston në Shqipëri, kemi brenda komunitetit të ashtëquajtur artist, shumë artistë militantë të majtë dhe artistë militantë të djathtë, ose thënë ndryshe proqeveritarë e proopozitarë.
Që kur mendon se ekziston kjo ndarje kupton se këtu nuk bëhet më fjalë për art, por për shërbyes politikë (jo në kuptimin pexhorativ fjala shërbyes), që veprojnë sipas misioneve partiake. Dhe meqë në Shqipëri çdo gjë shndërrohet në politikë dhe beteja partiake brenda së cilës fshihen edhe interesa biznesi, edhe komuniteti teatral nuk mund të shpëtonte nga kjo “sëmundje shoqërore dhe karakteriale” e shoqërisë shqiptare. Pra tani politika me ose padashjen e saj e ndau thellësisht edhe këtë komunitet.
Dhe kështu mesa duket në fund një pjesë e tij do ndjehet fitimtare politikisht dhe pjesa tjetër humbëse në kontekstin e ngushtë të betejës nëse do shembet apo nuk do shembet godina e teatrit. Në fakt pavarësisht këtij përfundimi një gjë është e sigurt se pas kësaj lufte ajo që fitoi është politika sepse arriti ta fusë virusin e saj të sëmurë dhe të kudondodhur të përçarjes edhe në komunitetin e artit skenik. Në këtë rrjedhojë dilema që shfaqet është nëse ata qe janë kundër prishjes së teatrit, do pranojnë të luajnë dhe ngjiten në skenën e teatrit të ri?! Dhe në te kundërt nëse nuk prishet godina e vjetër këta që duan teatrin e ri do vazhdojnë të luajnë te skena e teatrit të vjetër?!
Politika ja arriti qëllimit, i bëri lesh edhe artistët, ata pak që janë, se megjithë respektin unë mendoj se shumë syre prej tyre janë punonjës në art. Se kam përshtypjen se ka një dallim edhe në këtë aspekt prandaj dhe politika përfiton!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



