“Politika nuk është çështje topi”, Salianji: Si tifoz i Interit mbaj mend mirë që…
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i kujtoi kryeministrit Edi Rama se politika nuk ka lidhje me topin, por meqë ai e krahason PS me Juventusin, si interist, e mban mend mirë që bardhezinjtë ranë në Serinë B, kur u zbulua se trukonin ndeshje.
“Politika nuk është çështje topi!
Rama dhe si tifoz është në faull!
Si tifoz i Interit unë e mbaj mënd mirë që kur i dolën përgjimet Juventusit, që blinte arbitra dhe trukonte ndeshje ra në serinë B dhe u dënua rëndë! Moxhi nuk u lejua të drejtonte më asnje ekip.
Nuk thonë kot, kur takon një Juventin kontrollo xhepat!
Rama dhe fatin e tij e ka si ekipi që ka zgjedh pêr shembull, nuk u dënua Juventusi përjetësisht por drejtuesi i tij!”, shkroi Salianji në profilin e tij në Facebook.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



