Politikanë që nuk lexojnë por as nuk mbrojnë Bibliotekën Kombëtare nga përmbytja…
Librat janë testamenti i një kulture të shëndoshë , që nga individi, e deri te një shoqëri e tërë. Dashuria për librin, padyshim është dashuri për dijen, pra për formimin e një individi fillimisht e më gjërë pastaj. Studimi se një milionë shqiptarë nuk lexojnë libra nuk është ndonjë gjë për tu habitur.

Foto: Biblioteka Kombetare e permbytur
Se dashuria për librin këtu është mjaft e vakët. Biblioteka që digjen e përmbyten nga shiu, që pësojnë humbje vit pas viti, institucione te tjera po ashtu që digjen e që zhbehen, duke dërguar në humbje të mëdha. Përtej, mungesës së theksuar të vëmendjes nga organizata apo evente. Ne kaq vite, i vetmi event kushtuar vetëm librit është Panairi në Pallatin e Kongreseve, apo ndonjë organizim i grupeve të vogla nëpër agjensi mediatike. Udhëheqës apo politikanë jo vetëm nuk lexojnë për vete por as sa për sy e faqe, asnjë ditë të ushtrimit të detyrës së tyre nuk ia dedikojnë këshillimit të të rinjve që të lexojnë.
Nëpër fakultete kanë qenë investimet e huaja ato që kanë bërë të mundur biblioteka me game të gjërë studimi. Nëpër shkolla e gjimnaze jam e bindur se mungojnë, përvec në ato shkollat e mëdha sa për sy e faqe. Nisma të tilla si hapja e bibliotekave në çdo lagje vdiq kahera, thuajse pa rezultat. Sot të rinjtë dhe çdo moshë tjetër lundron në internet për gjetur informacion.
Dhe faji nuk është vetëm i shqiptarëve, por e mungesës së theksuar të institucioneve përkatëse.
Një libër është një thesar në shtëpi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



