E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Populli i Edit dhe i Hashimit, më të tradhëtuarit e historisë. Ndjej neveri që ndaj Atdhe të njejtë, me ju të dy!
Politikë

Populli i Edit dhe i Hashimit, më të tradhëtuarit e historisë. Ndjej neveri që ndaj Atdhe të njejtë, me ju të dy!

I ngecur tërë ditën nëpër trafikun e mërzitshëm të gjithkundit në Shqipëri, vecanërisht të atij kryeqytetas, nga radio e makinës më kapi veshi një humor të zi, të dalë nga goja e Presidentit Thaci. Radio si dukt pranë linjës së mikut të tij në Tiranë, Edi Rama, përpiqej ti jepte tonë trimërie dhe buje lajmit, bujë e tipit, “trondit BE-në Thaci”, “shpërthen ndaj BE-së Thaci” dhe përralla si këto, por lajmi sido që ta ktheje, sido që ta dridhje e përdridhje, ishte një turp. Një turp vërtetë i madh. Jam shumë i kujdesshëm që të tregohem i kursyer në kritika me politikanët e Prishtinës, sepse ndonjëherë na keqkuptojnë atje dhe krijojmë barriera pa dashur me vëllezërit tanë përtej kufirit të pakuptimtë, si gjithcka në këto troje. Ata kanë ndjekësit dhe fansat e tyre atje dhe përgjithësisht përpiqem që të bëhem “hasëm” vetëm me këta tanët këndej. Kjo ndodh edhe për arsye se shqiptarët e Kosovës kanë shumë nostalgji për Tiranën dhe ne kemi përgjegjesi dhjetëfish që të mos ua ngacmojmë sedrën, apo mos t’i prekim njerëzit që ata i duan atje.

Dëgjova zotin President të të Kosovës të thotë fare pa iu dridhur qerpiku, madje duke marrë edhe poza prej nevriku, se u kishin dhuruar  Europës dhe Malit të Zi disa dhjetëra hektarë tokë shqiptare, (Demarkacioni) për hatër të kompromisit dhe të dialogut, në këmbim të vizave, por Evropa i paska mashtruar. Pra, ai dhe makineria e propagandës që gënjen njerëzit me tituj bombastikë, për të fshehur në thelb gjëmën e madhe, nuk e kanë fare problem që të thonë, “ne na mashtruan”. Po si ka mundësi që kreu i një shteti të guxojë të tallet në mënyrë kaq ordinere dhe të deklarojë se unë kam humbur disa dhjetëra hektarë tokë, sepse doja viza dhe qarkullim të lirë për ju po ata na e futën. Po si ta futën more?! Mos je minoren, apo mos je me te meta mendore, apo mos je plotësisht i rrjedhur nga trutë?!Apo je tradhëtar?! Nuk mund ta imagjinoj të ndodhë as në xhunglat më të thella të Afrikës, tek republikat e bananeve që një president i një populli me parametra dhe mesatare mencuri minimale të dalë përpara popullit dhe të mos ketë turp të thotë: “Mi vodhën tokat e Atdheut tuaj dhe ma bënë me hile?!” Pra, shqip ma futën ata europianët. Po cfarë duhet të bëjë një lider politik që të quhet tradhëti kombetare?!

Vazhdon tmerri edhe më tej teksa dëgjon Ramush Haradinaj të thotë, se më shumë ka patur presion në Samitin e Berlinit prej Thacit dhe Ramës sesa prej Merkelit e Macronit, lidhur me taksën ndaj mallrave serbe. Që ti dhe shoku yt i tmerrshëm në Tiranë,  e keni Vucicin pikë të dobët dhe shumë për zemër kjo është më e qartë se drita e diellit, por nuk qëndron këtu problemi. Problemi është si mund të guxoni të vazhdoni të qëndroni në detyrë, ndërkohë që keni tradhëtuar interesat e Kombit tuaj?! Keni tradhëtuar gjakun e Jasharajve dhe të luleve më të përgjedhura të rinisë së Kosovës që vdiqën për lirinë e cdo milimetri tokë ku flitet shqip?! Si është e mundur që të guxoni të diskutoni për hapat e mëtejshëm?! Si ka mundësi që vazhdoni të mos keni pikën e turpit dhe të hidhni teza për të tjera plane, për korigjim kufijsh, apo për dialog me Beogradin?! A nuk keni pak turp?! A nuk keni marre?!

Ti dhe miku yt në Tiranë dhe shkesi juaj fytyrë rrumbullakosur që mënjëherë pasi mbaron një tur bisedash në Beograd, Bruksel a në ndonjë tjetër Kancelari, vesh menjëherë pantollet e shkurtëra dhe niset për relax me cunat e pjacës së Tironës, për në Tajlandë, në Afrikë e Panama?! Po si mund ta lemë më Shqipërinë në duart tuaja, dhe më pas të vini dhe të na thoni: “Na e bënë me hile?!” Si mund të shiten kombet kështu?! Si mund të pranojmë të qëndroni qoftë dhe një ditë të vetmë, madje edhe një orë të vetme, të vazhdoni ti dhe Edi i Tiranës të firmosni për interest e Kombit dhe për hallet e Shqipërisë.?! Si mund të lejojmë ta shisni këtë tokë për të cilën është derdhur aq shumë agjak i pastër, dhe të na vini në fund të na thoni: Në jemi të indinjaur shumë, por ne na kanë tradhëtuar?! Na e hodhën të poshtrit?! Si mund të shiten Kombet kaq lirë dhe të vazhdoni të qëndroni në detyrë?! Jam krenar që jam shqiptar por ndjej vetëm neveri dhe turp, që kam kombësi, identitet,  gjak dhe Atdhe të përbashkët me jut ë dy.

 A e kuptoni, kë kemi në krye të punëve të Shqipërisë?! Shesin, trafikojnë interesa kombesh pazareve të ndyra të gjeopolitikës dhe në fund fare, vijnë e na thonë, na mashtruan të poshtrit.

Atë bën edhe ky i yni këtu. Shkatërron, varfëron, poshtëron, mjeron, përze shqiptarët nga Shqipëria, e zbraz Shqipërinë dhe në fund fare vjen e të thotë. Ne kemi gabime shumë, por do t’i riparojmë rrugës.

Partnerët ndërkombëtarë , qofshin në BE qofshin në Amrikë nuk kanë pikën e respektit për shqiptarët dhe nevojat e tyre për më shumë Liri e Demokraci sepse kur takojnë përfaqësuesit tanë, këta u thonë për ne:

“Këta janë popull kot, popull idiot, popull legen”.

Në këtë kuptim, partnerët jo vetëm që nuk kanë kësoj ndjeshmërish politike elitare, pasi i ka ngrënë mola e pragmatizmit me kohë, por ata kanë prirje të fshehura që të na shohin si bagëti, për rrjedhojë edhe të na trajtojnë si të tillë. Ata nuk na shohin si shqiptarë. Ata na shohin si populli i Edit dhe i Hashimit.

Shqiptarët janë ndër popujt më të tradhtuar të historisë së njerëzimit, prej të vetëve përpara të huajve, kësisoj most ë qahemi që na përzenë me shkelma ngado që shkojmë. Zgjidhjen duhet ta kërkojmë brenda vetes. Sepse turpin që na përfaqëson e kemi prodhuar ne, jo ata që prej tyre na neverisin dhe nuk na shohin dot me sy!

Të huajt do të na konsiderojnë njerëz vetëm ditën që ne do ta shohim veten si të tillë dhe kjo nuk ka për të ndodhur në qoftë se shqiptarët nuk gjenerojnë energji të mjaftueshme për ta tronditur establishmentin politik bandit dhe kriminal të Tiranës dhe të Prishtinës, pavarësisht ngjyrimeve politike me të cilat maskohet ai, apo selisë politike që zgjedh.

Liria dhe Demokracia janë si gjaku që rrjedh në damarë dhe në qoftë se nuk kujdesemi për gjakun tonë do të vdesim si një popull anemic, pa asnjë dinjitet, nder e respekt, nga askush!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.