E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Populli i ka bombulat e dhimbjes plot. Gazi i Ramës është në fund!
Sot

Populli i ka bombulat e dhimbjes plot. Gazi i Ramës është në fund!

Shqiptarët u derdhën sot në Tiranë në protestën e katërt kombëtare, për të shprehur dhimbjen dhe revoltën e tyre të madhe lidhur me gjendjen në të cilën ndodhet vendi. Me të gjitha rezervat që ata kanë ndaj shumë prej drejtuesve të opozitës, ata kanë zgjedhur ta tejkalojnë veten dhe t’i bashkohen thirrjes së opozitës për të ngritur digat e sovranit përballë rrezikut potencial që përfaqëson kasta mafioze e Tiranës që po kërcënon në mënyrë flagtante stabilitetin e Shqipërise, paqen sociale dhe sistemin demokratik. Populli u rikthye sërish për të ballafaquar dhëmbët e tij me dhëmbët e kalbura të pushtetit kriminal të Tiranës dhe shprehu me vendosmëri të madhe vullnetin e tij për ta shpëtuar Shqipërinë prej mafies më të rrezikshme që ka dëshmuar më parë, historia politike e tranzicionit këto 29 vjet. E vecanta e kesaj proteste nuk ishte ne numrin e madh të njerëzve, nuk ishte në masivitetin e pjesmarrjes, nuk ishte në përplasjen e popullit me arrogancën e kryministrit të strukur, që e dirigjonte dhunën e Lleshit me sms nga bunkerët që i kanë dizenjuar artistikisht për sigurinë dhe shijet e tij oligarkët e pangopur  që i mban përreth dhe I ushqen me tendera, koncensione e PPP. E vecanta e kësaj proteste është se aty ishte kësaj here e gjithë bota e lirë dhe shtypi ndërkombëtar. E vecanta e kësaj proteste ishte se ajo corri përfundimisht  maskën e shërbëtorëve burokratë europianë të pushtetit, të cilët laujnë paturpsisht me standart të dyfishtë. Kjo protestë popullore çorri sot maskat e atyre të cilat dënojnë dhunën e Maduros ndaj protestuesve në Venezuelë, ndërsa dhunën e ramës dhe gazin e Lleshit bëjnë sikur nuk e shikojnë. E vecanta e protestës së sotme ishte se aty u bashkuan jo vetëm militantët e partive dhe ai që dhelprat e analizës dhe të pushtetit e quajnë elektorati gri dhe kerkojne ta perlajne e ta fusin ne thes. E vecanta e kësaj proteste ishte se asaj iu bashkuan me mushkëritë e tyre edhe banorët e tjerë të Tiranës që zgjodhën të rrinin në shtëpi. Gazi i pushtetit krimanal ua kujtoi serish lotët që ka fuqi të shkaktojë ai, për ata që e kundërshtojnë por edhe për ata që rrinë në shtëpi. E vecanta e kësaj proteste ishte se aty u bashkuan me mushkëritë dhe lotët e tyre edhe fëmijët e porsalindur në maternitet, pasi gazi i lëshuar furishëm me sms oligarkësh të cilëve u rrezikohen interesat me rënien e shërbëtorit të tyre në pushtet, ishte shpërndarë më stil diktatorwssh për të hyrë në cdo dritare, në cdo shtëpi, në kryeqytet. E vecanta e kësaj proteste ishte së në protestë ishin edhe ata që nuk ishin, sepse askush nuk ka më fuqi t’i mashtrojë e ti gënjejë. Perdja estetike e piktorit prestigjator ra. Njerëzit e kanë kuptuar tashmë rrezikun që u kanoset nwse nuk reagojne. Edhe militantët më të devotshëm, pavarësisht se nuk flasin kanë kuptuar tashmë gjithçka, pavarësisht se nuk mund të flasin dhe nuk mund të thonë gjë.  Te henen, nje tjeter proteste, eshte hapi i duhur. Kush i ftoh muskujt e bukur te kesaj revolte popullore eshte bashkepuntor i atyre qe e shkaktuan ate. Pulpa e zemrates popullore eshte e lodhur dhe rrezikon ngerç, por nje dite masazh eshte e mjaftueshme per ta rikthyer ne fushebeteje. Flaka e popullit eshte e kuqe, ndersa flaka e Rames zbehet cdo cast, dhe ky eshte argumenti me i qarte per te kuptuar nese ka populli me shume gaz ne bombul apo shtypesit e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.