PORTALET/Shuplaka është ledhatim mor kopuk!
Po lexoj sot kakarisjet e sockotecit të Rilindjes dhe mahnitem nga kjo kurajo e ç’thurur e këtij njeriu të dalë boje që i drejton. Lexoj lloj-lloj batute e metafore që shpërthen nga goja e tij e ndryshkur, teksa orvatet të shpëtojë lëkurën e zverdhur tërbimthi nga mëkatet. Na flet për fytyrën e tij prej bulldogu, për shpullën e studentëve, jargët dhe zhublat që i paskan kërcyer vrigthi nga njëra anë në tjetrën.
Për krushqit e tezet e ish-ministrave, ish-zv/ministrave, ministrave aktualë e atyre që do të vijnë. Edi Rama nuk ka faj. Fajin e kanë ata. Ai si Enveri nuk e di se çfarë ndodh poshtë. Përherë i njëjti refren prej kllouni të ngulur fort me gozhdë pas karriges së pushtetit.
Thua ky i pafajshmi i kohrave. Edi Rama është shkatërrimtari më epik që ka njohur historia e Shqipërisë. E nisi me deformimin e Partisë Socialiste, zbastisjen e saj nga figura me zë, vrasjen e asaj pak demokracie brenda saj dhe shndërrimin në një strehëz parazitësh, ku secili synon kurrizin e tjetrit dhe të gjithë bashkë atë të Shqipërisë.
Edi Rama solli në zyra shteti llumin e llumit dhe sa vjen e llumësohet, sa të bën të duken paraardhësit lule. Edi Rama shkatërroi atë pak identitet të mbetur nga universiteti dhe këtë e bëri me një reformë të bërë nga Henri Çilin e të gjithë manjatët që kishin interes në të. Ata u zgjodhën në bordin e thurjes së reformës dhe Linditën as e pirdhte kush.
Por sot fajin e ka Lindita. Shqipërinë e mbolli me hashash dhe të gjithë tenderat e Ministrisë së Brendshme i kalonin kujt i thoshte Edi Rama, por fajin e ka Saimir Tahiri. Pastaj iu imponua Fatmir Xhafës ‘mos arresto’ Gjushin, Sejdinin, Ad Çelën e gjithë maskarenjtë e tjerë, por prapë fajin e kishte Fatmir Xhafaj.
Ekonominë e bëri lëmsh në mandatin e parë, me gjoba e presion, duke iu përmendur njerëzve burgun përditë. Nuk psonisi gjë, por fajin e kishte Shkëlqim Cani.
Mbajti që në fillim afër një kampion olimpik në korrupsion, Arben Ahmetaj, që i trajton PR me të gjithë korrupsionin e Shqipërisë dhe i gjen një pjesë të mirë të lekëve të pista për fushata, por ky nuk ka shumë faj, puna se i ka dalur bytha shumë dhe duhet spostuar nga vëmendja për momentin.
Vuri Ilir Beqen, mamuthin e korrupsionit në Ministrinë e Shëndetësisë, i direktuar për çdo lëvizje, kujt e si ta jepte tenderin nga Edi Rama. Njeriun që bëri kërdinë duke vjedhur. A ka budalla që edhe po të dojë, të ketë kurajo të pranojë se Ilir Beqaj nuk është miliarder me paratë tona e të lëngimeve të shqiptarëve. Haram! Në bir të fytit do t’iu ngelin!
Hoqi Beqen kur ia kërkuan dhe solli çorolojkën e radhës. Një Nafie me dybek, që si fillim mos ta njihnin dhe ajo të fshinte gjurmët e Ilir Beqes dhe të lante gjoja mëkatet, por mëkati del me shpirtin. Ato ambulancat që patë dje, i ka blerë edhe njëherë Ilir Beqaj nga Gon Papuli, shoku i Edi Ramës, vetëm se fati i tyre i keq deshi, që të ishin të gjitha me defekt dhe të prisheshin pas një jave.
As në patetina s’do të binin ambulanca më të shkatërruara. Vuri Mirela Trashe Kumbaron dhe shkatërroi edhe atë pak shpresë që kishim, që kultura do të ringjallej. Të paktën në këtë drejtim kishim pak besim te piktori i kollareve. Më thoni një institucion kulturor që funksionon sot?! Më thoni një cerek gjëje që ka bërë ky dallkauk për kulturën, përveçse të shembë teatrin?!
Vuri djalin e mirë, Damian Gjiknuri, që guruja deshi ta fuste në këtë bela, e zhyti me duar deri në bërryl në m… . E bëri për Edi Ramën e 40 hajdutët e tij, Gjushi, Çela etj, etj. Shqyen sa mundën tendera, tani ik ti Damian se mëkate bëjmë të gjithë, por ti s’dite të reflektosh si duhet…
Pamë të shkojnë e të vinë njerëz pa peshë publike, që të mos konfondohemi, si Milva Ekonomi, që postin e përdori për të shfryrë epshet e mbledhura lëmsh në fyt, Eglantina Gjermeni, që as kujtohet njeri të ketë qenë ndonjëherë ministre dhe duhet të sforcohesh t’i kujtosh fytyrën e më shumë zërin.
Blendi Klosi që rri aty si gjoja relike socialiste dhe ngjan me trangujt e detit, biles edhe ata kohët e fundit kanë nisur të shërbejnë për ndonjë gjë dhe kam dëgjuar që po i tregtojnë. Kjo është tabloja e përdalë e rilindasit Edi Rama, mbushur me penelata dhimbjeje, paaftësie, kakarisje propagandistike, me zhele e zhelamanë, që i kanë kërcyer në fyt këtij populli. Po e vdesin avash avash.
Tani një vit populli do të kuptojë kush janë këta dordolecë të rinj, pastaj një vit tjetër të mësojë bëmat e tyre dhe nja një vit për t’i hequr e historia do të përsëritet, sa kohë Edi Rama të jetë në atë post. Një tmerr, që zgjat deri kur të gjithë bashkë, ne që e sollëm Edi Ramën në pushtet, të vendosim të mblidhemi dhe ta shkulim zgupthi nga aty me gjithë çfarë ka!
P.S. mos më pyesni kë do të vëmë?! Iu them edhe një qen, vetëm atë jo më! Kushdo tjetër do të sjellë një risi, qoftë edhe debulesë, boll të mos jetë më ky morr i pashkulshëm!/Pamfleti
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



