Prapaskenat e “Gjic erotikut” të Ramës!
Bledian Koka
Ka nje strategji agresive nga mediat pranë qeverisë, per relativizimin e aktit skandaloz të Safet Gjicit në zyrën e shtetit, dhe zhvendosjen e vemendjes tek porositesit e “vrasjes” së tij politike.
Vetem një ditë pas shperthimit të skandalit seksual më të madh në historine e politikes shqiptare, një numër i madh mediash dhe analistesh me lidhje të ngushta me pushtetin, nisen të kerkojnë porositesit, të cilët sipas tyre na qenkan po aq fajtorë sa Gjici që nga zyra me flamur dhe portretin e Ismail Qemalit në sfond, nxorri dhe vuri në përdorim oral, “veglen” e tij personale.
Kjo strategji e miremenduar, solli nje zhvendosje graduale te vemendjes nga akti pervers i qytetarit te pare te Kukesit, tek zonja autore e videos, dhe personat e supozuar qe qendronin pas saj. Ne nje fare menyre, loja funksionoi.
Ajo qe nuk parashikuan, njerezit prane pushtetit, ishte e verteta lakuriq e ketij operacioni qe futi ne gracke Gjic erotikun. Nje e vertete qe ka te beje me grupin e ngushte te personave te nje niveli te ulet, pjese e nje medieje me lidhje te forta me Ramen, te cilet duke menduar te kapnin ndonje lek te shpejte, bene nje numer te madh gabimesh, duke lene rruges shenja pafund.
Keto shenja tashme jane ne duart e prokurorise. Qe nga mjeti i regjistrimit qe u perdor, i cili eshte perdorur ne disa pergjime nga media ne fjale, tek karta e cila eshte shkarkuar fillimisht ne nje kompjuter ne redaksine me te cilen zonja e videos, ishte ne nje raport bashkepunimi prej disa kohesh, bisedat mes kesaj te fundit dhe dy bashkepunetoreve te saj te ngushte me te cilet edhe ne te kaluaren ka bere disa pune me qellim gjobvenien.
Çfare ndodhi me pas?
Drejtuesit e medias, moren vesh ekzistencen e ketij materiali. E bllokuan, dhe njoftuan menjehere kryeministrin, i cili thirri Gjicin ne zyre duke e paralajmeruar qe nese do te dilte videoja, ky do te shkonte ne burg.
Gjici kerkoi te bente menjehere marreveshje me medien ne fjale, por pa arritur nje rezultat konkret, por te pakten duke marre siguri qe videoja do te mbahej e arkivuar.
Por Alma tashme kishte nisur te hidhte vallen, qe do te duhej ta çonte deri ne fund, prandaj pasi kishte mbajtur nje kopje, hyri ne bisedime me persona te interesuar per ta rrenuar Gjicin.
Keta te fundit kerkuan te shohin videon, dhe me mashtrim, arriten ta regjistrojne nga kompjuteri, jo duke marre folder, por duke e regjistruar me nje celular te thjeshte.
Ne kete pike, cdo skeme e medias ne fjale, e Rames, e Gjicit, apo edhe e vete Almes dhe bashkepunetoreve te saj, u shkermoq. Personat ne fjale nuk e mbajten me materialin kompromentues, dhe ne vetem dy dite, videoja e “gojores” rrodhi, duke perfundiar ne celularet e cdo shqiptari.
Pavaresisht ketyre fakteve, asgje nuk e justifikon veprimin e qytetarit te pare te Kukesit, prandaj perpjekjet e “mbrojtesve” te tij qe kerkojne te relativizojne ngjarjen duke kerkuar urdherdhenesit, dhe duke futur si pykë emrin e Sali Berishes, janë jo vetem qesharake, por edhe skandalozë, njelloj si akti i personit që po mbrojnë, duke perdorur skemen idiote të një kurthi të ndertuar nga opozita!
p.s…vetem se “Veglen” e Safetit se fusin dot në thes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



