PREÇI. (profil i pautorizuar)
Agim XhafkA
E kam fjalën për Preç Zogajn. Nga që ka vite e vite në tv,nga që sot thotë të kundërtën e atyre që ka shprehur dje,sa më del para syve më duket sikur më ze makina.
Nuk besova se do ishte ndonjë ditë deputet,por kur kemi Taulant,pse mos votojmë një Preç. Ai artikulon saktë,jep opinion tjetër për tjetër,por nxjerr pështymë të na mbushë mendjen. E ke në krah të Ramës kur shan Salën,sup më sup me Bashën kundër Edit. E gjen ngado ku ravijëzohet trendi.
E lavdërojnë për analiza,e shajnë për qëndrime,na mbiu në studio dhe ja doli. Do e kemi deputet,do na mbijē dhe të enjte paradite.
Prisja më 25 qershor shumë çudira. Por futja e Zogajt në listë ishte lajmi që fluturoi më lart. Pa hyrë në debate ideore ai mund të jetë biftek cilësor. Por i gatuar qysh herët,i papjekur mirë e sot na e sjellin para si një gjellë të ringrohur. Republika e Re do çimento 500,jo atë made in Preç… Se ajo të le edhe pa rënë shi…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



