Presidenti i ri emër nga PD? Gjiknuri lëshon sinjalin: Jemi për figurë konsensuale
Numri dy i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri duke folur për reformën zgjedhore është shprehur i gatshëm të diskutojë me opozitën.
Pikërisht për të këtë reformë zgjedhore, numri dy i PS-së deklaroi se “nuk duan të ndryshojnë traditën”.
“Komisioni i Reformës Zgjedhor ka një standard të ndjekur, që janë rekomandimet e OSBE-së dhe çështje të tjera që lidhen me amendimet e Kodit Zgjedhor. Ata që kërkojnë të zgjerojnë apo devijojnë nga ky objekt është një devijim i traditës së krijuar deri tani. Ne jemi gati të ulemi në komision për të adresuar çështjet e mbetura” tha ai.
Por për herë parë, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Gjiknuri la të hapur edhe mundësinë e diskutimit me opozitës dhe për emrin e ri të presidentit.
“Fryma e Kushtetutës është që të synohet një president konsensual, do të jemi të hapur edhe për propozime që mund të vijnë nga opozita, kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi hapësirë për njerëz që mund të jenë mbi palët për të gjetur një figurë konsensuale dhe patjetër opozita ka një rol në këtë mes dhe kryeministri e ka bërë të qartë” tha ai.
Zhvillimet brenda PD-së dhe deklaratën e Berishës se synon që të rikthehet si kryeministër, nuk pranoi që t’i komentonte. “Ata luftën e kanë mes veti. Ne nuk përzihemi në punët e brendshme të PD-së se kë do të kenë lider ata, atë e vendosin anëtarët e PD-së” theksoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



