E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta uron  për 65-vjetorin e lindjes poetin me  një prej poezive të  autorit
Politikë

Presidenti Meta uron për 65-vjetorin e lindjes poetin me një prej poezive të autorit

Poeti tropojan Hamit Aliaj,  feston sot 65-vjetorin e lindjes.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit ndër të tjera shkruan se “Ndaj gjej rastin në 65-vjetorin e lindjes, t’i uroj jetë të gjatë sa këngët e shpirtit të tij, dedikuar me aq pasion popullit, atdheut e kombit”.

Urimi i Metës shoqërohet me një prej poezive të Aliajt.

Postimi i plotë i presidentit:

Këtu nga Bjeshkët e Sharrit, sapo mësova se poeti i Bjeshkëve të Nemuna, Hamit Aliaj, përfaqësuesi dinjitoz i shkollës poetike të Tropojës, por që me krijimtarinë e vet cilësore është bërë edhe zë i rendit të parë të poezisë shqipe, ka ditëlindjen.

Ndaj gjej rastin në 65-vjetorin e lindjes, t’i uroj jetë të gjatë sa këngët e shpirtit të tij, dedikuar me aq pasion popullit, atdheut e kombit, e ta shoqëroj këtë urim timin me një nga poezitë e tij të bukura:

HISTORI

Luftën e fituam,
Nga fitimtarët, 
Asnjë nuk u kthye i gjallë!

Hymni i ri i lirisë
Vetëm dy vargje ka:

“Do vijnë ditë të bukura,
Gjithë krimbat u bënë flutura”!

Ohohhoo, more hej!

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.