E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti reagon pas raportit të ‘Freedom House’: Shkelja e të drejtave të njeriut, kambanë alarmi
Uncategorized

Presidenti reagon pas raportit të ‘Freedom House’: Shkelja e të drejtave të njeriut, kambanë alarmi

Pas raportit të Freedom House, ku e rendit vendit tonë si pjesërisht të lirë, ka reaguar Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili thotë se ‘Shqipëria është një hap më pranë autoritarizmit’.

meta-raport

 

 

Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit shkruan se ngjarjet të cilët përmenden në raport, si shembja e Teatrit apo vrasja e Klodian Rashës nuk mund të amnistohen.

“Shqipëria një hap më pranë autoritarizmit! “Freedom House” e zbret Shqipërinë edhe më poshtë për vitin 2020, mes regjimeve HIBRIDE!

Shembjen e Teatrit Kombëtar për interesa klienteliste, dhunimin e protestuesve dhe vrasjen kriminale të Klodian Rashës gjatë kohës së pandemisë nuk mund t’i mbulojë asnjë propagandë. Këto dhe të tjera ngjarje të rënda kurrë nuk do të amnistohen dhe për to drejtësia do vendoset në vend.

Përkeqësimi i të gjithë treguesve, veçanërisht shkelja mizore e të drejtave të  njeriut, është një kambanë e fortë alarmi për instalimin e shtetit policor, që e kam denoncuar prej kohësh”, shkruan Presidenti Meta.

Teksa ndalet në zgjedhjet e 25 prillit, Presidenti thotë se kjo datë është një momenti historik për t’i dhënë një trajektore të re të demokracisë.

“Referendumi i 25 prillit 2021 është momenti historik për t’i dhënë një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian”, thotë Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.