E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti: Shqiptarët do të marrin vetë në dorë fatet e tyre
Politikë

Presidenti: Shqiptarët do të marrin vetë në dorë fatet e tyre

Tre krerët e lartë të shtetit, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi morën pjesën në ceremoninë shtetërore e organizuar për nder të 76-vjetorit të Çlirimit të vendit.

Ashtu si në ditën për Festën e Pavarësisë, tre krerët e shtetit edhe pse ishin bashkë në këtë ceremoni, kjo ishte vetëm formalisht, pasi raportet e ftohta u ndjenë ku nuk pati as përshëndetje ndërmjet tyre.

Pas kësaj ceremonie, kreu i shtetit dha një prononcim për mediat, duke kujtuar edhe një herë aktin heroik të Margarita Tutulanit.

Lexo edhe :  Si ndihet Alket Hyseni kur shikon njerëz të varfër?

“Më lejoni të kujtoj në histori, ku Margarita i drejtohet vëllait: Përse ne na duhet vëllaçko atdheu? Dhe ai përgjigjet kur të rritesh do ta kuptosh këtë gjë?”, tha presidenti, i cili theksoi se duhet të jemi mirënjohës për epopenë e luftës nacionalçlirimtare.

Kreu i shtetit edhe herët e tjera ka përmendur dëshmoren e atdheut, madje nuk ngurroi e të lëshonte batutën: Dua më shumë Margaritën se sa Monikën (Kryemadhin).

Ndërsa hodhi poshtë se nuk ka dy data për çlirimin e Shqipërisë, duke kundërshtuar tezat, u shpreh se data 29 Nëntor është e provuar edhe nga historiografia shqiptare.

“Për mua nuk ekzistojnë debate për datat, 29 Nëntori ka qenë dhe mbetet një datë e  provuar e argumentuar qartë dhe provuar nga historiografia, nuk ka asnjë përpjekje të eklipsojë luftën antifashiste nacionalçlirimtare”, theksoi kreu i shtetit.

Ndërsa nuk ka la pa dhënë mesazhin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Jam tepër optimist që shqiptarët e kanë të qartë do të bëhet një ndryshim i jashtëzakonshëm, dhe shqiptarët do të marrin në dorë fatet e tyre”, theksoi presidenti përpara medieve

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.