Prindër! Mbani larg fëmijët nga Lali Eri, një ditë do ju mallkojnë…
Hapni profilin në facebook të Erion Veliajt, Lali Erit. Shihni çfarë poston, sa foto e pamje me fëmijë të çiltër, të padjallëzuar e plot lumturi të pastër janë në faqen sociale të kryebashkiakut të Tiranës?! Shihni edhe çfarë shkruan Lali Eri, për fëmijët, duke u shfaqur si njeriu që u siguron të ardhmen, si kryebashkiaku që u ka ndryshuar jetën, si politikani që “të gjithë donin t’i ngjanin”…
Kjo është pamja e parë e publikimeve të Erion Veliajt, që në nisje të karrierës së tij shkonte kryesisht te shtresat në nevojë, pranë romëve, afër të pamundurve, diku tok me pensionistë. Më pas ai ndryshoi. Kuptoi se kjo shtresë, më shumë se i bentë nder, thjesht e zymtësonte edhe atë.
Ndaj Erion Veliaj, si një mendje që punon 24 orë vetëm për propagandë, po kërkon të tjerë njerëz për t’i shfrytëzuar. Makutëria politike dhe jo vetëm, shkon përtej imagjinatës ku ia beh në një kopësht fëmijësh, në një shkollë me nxënës të mitur, pranë çerdheve dhe si një “maniak propagandistik”, publikon pa asnjë filtër pamjet e fëmijëve të mitur.
Ajo që shohin sot të miturit është një kryebashkiak që dikur, kur militonte në Organizata Jo Qeveritare (por shumë fitimprurëse) siç ishte organizata “Mjaft”, shkonte ambasadë më ambasadë e organizonte mbrëmje meshkujsh të veshur si gra për të siguruar fonde. Sa më shumë para, atij nuk i interonin kauzat, por vetëm të ardhurat dhe qëllimi kryesor për tu bërë personazh mediatik dhe më pas politik.
Me ndihmën e Edi Ramës, Veliaj mori më shumë nga çfarë mund t’i takonte, pasi elektoralisht e provoi veten me “G99”, por doli një “nëntëdhjetë e nëntësh”, që nuk i besuan qytetarët.
Tashmë prej katër vjetësh, Veliaj është në krye të bashkisë Tiranë. Çdo ditë shfaqet në media e çdo ditë e më shumë duket pranë fëmijëve. Të jetë koiçidencë prania e Veliajt tek fëmijët? Ai asgjë nuk i lë rastësisë kur vjen çështja në propagandë, gjithçka e ka të mirëmenduar. Duke qëndruar pranë fëmijëve, që janë kategoria me e brishtë, e sinqetë dhe e pastër e shoqërisë, ai kërkon të tregojë se është njëri prej tyre. Një politikan që mendon për të ardhmen.
Më e rëndë është gjendja për ata prindër që qoftë edhe për një simpati për Rilindjen, i luten Veliajt që të shkrepin një foto me fëmijët e tyre. Por nëse një ditë do hapen letrat, dhe Lali Eri të përballet me të dhënat e frikshme të lidhjeve me oligarkët, të dalë përgjegjës për humbjen e jetës së Ardit Gjoklajt në mbetjet e Sharrës, nëse zbulohet se ai ishte ideatori dhe “eskkavatoristi” që shembi Tetarin Kombëtar, dhe shumë afera tjera e rekordmeni i taksave të ngritura, çfarë mund të ndodhë?
Ata fëmijë të mitur që nesër do jenë rini e përgjegjshme e me të drejtë vote, minimalisht do mallkojë prindërit: Përse më shtytë të isha pranë Lali Erit?! Prindër! Kujdesi duhet sot, mbani larg fëmijët nga kryebashkiaku, ai thjesht po shfrytëzon imazhin e pastër të botës fëminore për të mbuluar zymtësinë dhe aferat e tij./Boldnews.al
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



