E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prishin ndërtesa dhe hapin tendera për t’i rindërtuar/ Veliaj dhe Ferdinand Çaushi vjedhin 430 MLN LEKË
Sot

Prishin ndërtesa dhe hapin tendera për t’i rindërtuar/ Veliaj dhe Ferdinand Çaushi vjedhin 430 MLN LEKË

Prishja e ndërtesave dhe më pas rindërtimi i tyre në kulla gjigande është taktikat që përdor më shumë Erion Veliaj, për të justifikuar vjedhjet me tenderët. Këtë lloj skeme ai e përdor më së shumti me biznesmenin Ferdinand Çaushi. Rasti më i fundit është me tenderin me objekt “Ndërtim kopsht dhe çerdhe e integruar Nr.50″. Për këtë tender Veliaj ka lënë në dispozicion fondin me vlerë 530 milionë lekë.

Por i gjithë synim nuk është se si të ndërtojnë një kopsht me kushte më të mira për fëmijët, por të vihet në zbatim plani për zhvatje. Pasi, sikur duket në foton më poshtë, ky kopsht është në funksion dhe ndodhet jo shumë larg “Ali Demit”, në rrugën “Dhimitër Kamarda”.

Ai është me dy kate dhe duket në gjendje të mirë. Por, sikur tregon tenderi Veliaj ka në plan të prish. Nëse do të bënte investime në këtë godinë do të ishte një lëvizje e mirë, akoma dhe më mirë nëse do të ndërtonte një tjetër kopsht publik. Por, bashkia Tiranë do ta shemb dhe pretendon ta rindërtojë nga e para. Madje për këtë, tenderin në fjalë e ka firmosur shpejt e shpejt dhe në shkelje të ligjit.

Për këtë tender kanë paraqitur oferta 13 firma, 12 prej tyre janë skualifikuar automatikisht nga gara me argumentin se nuk kanë bërë deklarimin e pajisjeve të nevojshme, apo nuk kanë deklaruar që punonjësit nuk janë të angazhuar në punë të tjera. Kështu, në garë mbeti vetëm firma “INA” e Ferdinand Çaushit. Me mungesë konkurrence, kjo kompani fitoi tenderin edhe pse kishte ofertë të lartë, me vlerë 430 milionë lekë. Kur të paktën dy firma të tjera kanë paraqitur oferta më të lira, me vlerë 400 dhe 410 milionë lekë.

Firmosja e tenderëve që marrin “Red Flag” pasi janë të skuqur nga shkeljet tashmë Veliaj i ka kthyer në hobi, pasi askush nuk e ndëshkon. Ndërkohë në këtë kontratë shtohet dhe një tjetër skandal.

Fakti që ai po prish kopshtin akoma në mesin e sezonit 2022-2023 për të favorizuar oligarkun Ferdinand Çaushi. Themi kështu pasi, këtë plan hajdutërie Veliaj dhe Caushi e kanë bërë edhe me Ministrinë e Drejtësisë.

Disa muaj më parë JOQ Albania ka denoncuar se si Bashkia Tiranë prishi godinën e Ministrisë së Drejtësisë sepse po ndryshonte pllakat e Bulevardit “Zogu i Parë”. Edhe pse godina në fjalë ishte në rregull dhe mjaftë e qëndrueshme.

Por si në rastin aktual, edhe në atë kohë Veliaj e kishte thurur planin mirë se si të vidhte ca para. Ai mori firmën “INA” për të prishur një pjesë të ndërtesës dhe pas disa muajsh po të njëjtës firmë i dha tenderin me vlerë 128 milionë lekë që ta rindërtojë. Gjithë kleçka është te paratë që ata qarkullojnë për të mbushur xhepat e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.