Prishja e Teatrit Kombëtar në dorë të Bashës
Hysni Gurra
Nëse nuk do Lulzim Basha të prishet teatri, nuk ka bir k… që e prish teatrin!
Artistët nuk e mbrojnë dot, takim pas takimi do thyhen një nga një. Prishja ose jo është vendim politik, dhe i vetmi që mund ta ndalojë është shefi opozitës. Si e mbron?
Partia kryesore e opozitës i ka 10-mijë vota (“grup i gatshëm”) në kryeqytet, siç i ka edhe partia në pushtet.
Dhe nëse këta 10-mijë simpatizantë marrin urdhër që të bëhen barrikadë para teatrit derisa qeveria të dorëzohet, ata e bëjnë. As nuk mund t’i arrestojë, as nuk mund t’i “vrasë” kush të gjithë.
Vetëm kështu ndalohet projektligji skandaloz dhe palët të ulen të gjejnë një zgjidhje të pëlqyeshme për të gjithë.
Tirana nuk i ka 10-mijë njerëz që shohin teatër, kështu nuk ka shanse një komunitet kaq i vogël të mund t’i bëjë ballë furisë së kullave.
Nëse nuk e bën atëherë ky është një teatër i madh që luhet nga të dyja palët politike me regji të oligarkëve të kullave!
Kaq.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



