E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Problemi është se  u mësuam me të keqen
Sot

Problemi është se u mësuam me të keqen

Kur Edi Rama pregatitej të vinte në pushtet, popullit i dukej qeveria Berisha katastrofë.
Edhe pse kishtë ndërtuar rrugën e kombit, rrugën Tiranë-Elbasan (më shumë se 80%), kishte bërë disa investime të prekshme në bujqësi. Erdhi investimi i TAP. Nisi, por u frenua me reformën në arsim, u përfol konçensioni i rrugës së kombit, por më shpejt u shua se u diskutua…etj.
Megjithatë mendonim se ishim keq, kjo nga fakti i një qeverisje 8 vjeçare, por më shumë sepse Edi Rama premtonte mrekullira. Premton aq shumë sa dukej se konçensione jo që nuk do kishte, por edhe këto që ishin do t’i shtetëzonte. I premtonte këto kur çonte Elisën në minierat e Bulqizës, në rafineritë e naftës në ballsh. Kur dilte vetë dhe thoshte- falas shëndetësia, falas fare. Arsimin do ta bëjmë, nxori dhe frazën e famshme “analfabet funksional”…etj. Premtonte investime të huaja. Premtonte nxjerrjen e bujqësisë nga gjendja mesjetare. Premtonte ulje të çmimit të ushqimeve të shportës… Ç’nuk premtonte!
Erdhi në pushtet. Të gjitha akuzat që drejtonte ndaj qeverisë Berisha, kishin qenë në fakt objektivi i tij në pushtet. Për ushqimet çdo shqiptar e di tani se sa janë ulur, nuk po ndalem shumë.
E akuzonte për konçensionet, i shumfishoi, gati sa mund të falimentojë shtetin nga momenti në moment.
E akuzonte për arsimin, ngriti një reformë arsimi faqja e zezë, e cila çoi në protestat më të mëdha të studentëve pas ’90-s. Analfabetizmin funksional dhe injorancën e mediokritetin e ngriti në një stad më lart se ç’ishte. E futi në parlament, në qeveri, në instancat më të larta të shtetit.
E akuzonte për kapjen e mediave. Sot media oponente me të ka shumë pak.
E akuzonte se vodhi Rrugën e Kombit.
Sot e dha me konçension atë, me një praktikë tërësisht korruptive.
E akuzonte për shëndetësinë.
E dha me konçension vetë dhe tani del si bamirës për rastet shëndetësore ne emisionet e formatit të tillë.
E akuzonte për bujqësinë.
Sot 7 vite në pushtet nuk ka asnjë frut nga kjo punë. Zero!
Se për pak më doli nga mendja.
E akuzonte se vjedh zgjedhjet për të vjedh shqipërinë dhe vjedh shqipërinë për të vjedh zgjedhjet. Rezultoi se ky i vjedh zgjedhjet edhe kur zgjedhje nuk ka, edhe kur është në garë me veten e tij prap i vjedh votat.
Për reformën në drejtësi nuk po e përmend fare sepse mendoj se mjafton degjenerimi i i bëhet asaj nga avokati Ngjela.
Të gjitha këto ndodhën dhe sërish ky po e mbyll 2 mandate në pushtet. Tani që nxori edhe opozitën nga sistemi nuk është çudi më asgjë.
Tani problemi nuk është se ky mund të jetë km më i keq i të gjitha kohërave, problemi është se ne u mësuam si popull, sa kohë ky nuk ndjehet i kërcënuar.
Po jo vetëm kaq. Po pse qeveria e nesërme do duhet të zhbëjë të gjitha të këqiat e kësaj qeverie sa kohë e ka të provuar se populli nuk ka për të kërkuar një gjë të tillë pasi është mësuar?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.