E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Profesor Artan Fuga:30 qershori mund të sjellë një konflikt social dhe krizë të thellë dhe të madhe
Sot

Profesor Artan Fuga:30 qershori mund të sjellë një konflikt social dhe krizë të thellë dhe të madhe

Akademiku Artan Fuga nga emisioni “Tempora” në Oar News u shpreh se në 30 qershor i druhet një konflikti social.

“Sigurisht që e diela është moment kur për herë të parë procesi elektoral dhe vetë zgjedhjet si një akt politik janë në një moment krize dhe përfaqësojnë krizë shumë të madhe. Sigurisht që do të ketë një pjesë të popullsisë që do veprojnë në mënyrë tjetër dhe një pjesë e elektoratit që do bëjë në një mënyrë tjetër. Është e natyrshme që Basha të kërkojë që zgjedhjet të bojkotohen.

Mua më shqetëson fakti që ne si komb ndodhemi përpara një moment që quhet pasiguri juridike. Sepse mbështeten në dy baza juridike që janë kontradiktore me njera-tjetrën

Kemi shpallur një datë zgjedhjesh. Mbi atë bazë partitë e maxhorancës janë regjistruar ndërkohë opozita është larguar, presidenti ka anuluar dekretin e parë dhe të dyja palët janë në atë që quhet pasiguri juridike. Kjo pasiguri juriudike nga pikëpamja juridike sjell konflikt social. Ne jemi dhe rrezikojmë një konflikt social me përmasa shumë të gjëra.

Sot unë i qëndroj një ligji që në statistikë dhe shkendca sociale është ligjit i Meet Calfit, i cili thotë në qoftë se supozohet teorikisht një gjë e keqe mund të ndodhë, ajo gjë mund të ndodhë.”, tha Fuga

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.