E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Profesor  Fuga indinjohet me Veliajn: Mos abuzoni, ajrin, diellin ujin na i morët. Durimi ynë ka një kufi
Sot

Profesor Fuga indinjohet me Veliajn: Mos abuzoni, ajrin, diellin ujin na i morët. Durimi ynë ka një kufi

Akademiku Artan Fuga është indinjuar shumë me krye bashkiakun e Tiranës Erion Veliajn duke i kërkuar këtij të fundit të shohë se si vendet e parkingut janë uzurpuar duke penguar jetën normale.

Në një postim në rrjetet sociale fuga radhit pakënaqësitë ndaj Veliajt duke denoncuar gjithashtu nëpunësit e Bashkisë për arbitraritet, veprime të paligjshme, nëpërkëmbje të të drejtave qytetare me qëllim që të shtohet kërkesa për parkinge me lekë.

Postimi i plotë:

Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj, shihni se çfarë arbitraritetesh bëjnë punonjësit tuaj, duke na penguar jetën normale dhe uzurpuar vendet e parkingut anash pallatit.

Mirë ajrin na e merrni!

Mirë diellin e shohim vetëm një orë në ditë.

Mirë malin dhe erërat që vinin nga detit e kemi harruar.

Mirë që hamë fruta dhe perime të tregtuara në tokë.

Mirë ndotjen e thithim me të gjitha qelizat.

Mirë ujë të pishëm nuk kemi në robinetat tona.

Por, edhe vendet për parking i keni rrëmbyer.

Denoncoj nëpunësit e Bashkisë për arbitraritet, veprime të paligjeshme, nëpërkëmbje të të drejtave qytetare me qëllim që të shtohet kërkesa për parkinge me lekë.

Kush është i interesuar për parkinget me lekë që gëlojnë në hapësirën urbane pa fatura, pa orodator, pa kushte ruajtje???

Merrni anën e qytetarëve,

ne duam parkingjet tona.

Mos abuzoni me ne sepse banditë nuk jemi që t’i sharrojmë si komunitet, por as skllevër nbuk jemi të durojmë cdo lloj arbitrariteti të çdo nëpunësi militant.

Durimi ynë ka një kufi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.