E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Profesor Fuga, sa  shumë dashuri për natyrën…!
Sot

Profesor Fuga, sa shumë dashuri për natyrën…!

 Më pëlqen të dalë kodrave të shoh vreshta, Tiranën nga lart mbytur nga smogu, avionët që ngrihen e ulen nga Rinasi, retë e bardha si bohçe pambuku, Krujën mbi shkëmbenj, blune e qiellit, ta shoh diellin në sy e të mos më verbojë, ndërkohë që piqet pula dhe përgatitet pilafi i mbytur në gjalpë fshati shoqëruar me djathë, ullinj, gogozhare e gjithë te mirat.

Gjithcka e larë me raki skrapari dhe kos deleje në fund, mbushur me arra dhe rrush të thatë, inaguroj një ngujim të ri civilizimi shqiptar. Pastaj zgjohem nga ëndërra.

Eci me kepucët të pastra mbi qilimin e plisave të tokës, si për të mos e bërë pis me budallalliqe qyteti në dekadencë kafenesh ngjitur në shoje.

Të mos e shoh orën dhe te mos çaj kokën se diku kam nje takim. Do gënjej, do them se kishte trafik, thjesht për të ndejtur pak më shumë me zogjtë, nën polenin e dendur, atje ku pemët kryqëzohen duke bërë dashuri në distancë, ku kungulli i hyn shalqiut në bark, e ardhur të dy bashkë për t’u shitur te pazari i ri, i vjeter.

Tufa bari jeshil më tregojnë rrugën nga eci, a me përqafojnë e lidhin këmbët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.