E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Profil/ Ish drejtori i Vlorës, Jael Çela i përfolur në 6 raporte të SHISH
Uncategorized

Profil/ Ish drejtori i Vlorës, Jael Çela i përfolur në 6 raporte të SHISH

Jael Çela ish Drejtori  i Qarkut Vlorë që e pret qelia ftohtë

Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi sot disa urdhër-arreste, mes të cilëve edhe një për ish Drejtorin e Qarkut Vlorë, Jael Çela. Çela ka drejtuar policinë e Vlorës nga shtatori 2014 deri në prill të 2017, ndërsa më parë ka drejtuar drejtorinë e policisë së Durrësit. Pas ardhjes së Fatmir Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme, Jaeld Cela u shkarkua nga detyra dhe në Policinë e Vlorës u emërua Gentjan Shehaj.

Por emri i Çelës është i denoncuar të paktën në 6 raporte të Shërbimit  Shtetëror për lidhjet e tij me trafikun e drogës. Madje, burime për Tpz.al thonë se emri i Çelës është permëndur edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, të nëntorit 2016, të mbledhur nga presidenti Bujar Nishani. Ka qënë Shefi i Shërbimit Informativ, Visho Ajazi Lika, që në raportet e dorëzuara në këtë mbledhje ka folur për disa drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, mes tyre edhe Jael Çelën.

Tpz.al mëson gjithashtu të dhënat e një prej raporteve të SHISH. Bëhet fjalë për një operacion policor të zhvilluar në fillim të tetorit 2016, ku u sekuestruan 7 ton kanabis sativa e paketuar për eksport jashtë Shqipërisë.

Operacioni asokokhe nisi pas indicieve të Shërbimit Informativ Shtetëror, ku agjentët kishin identifikuar disa parcela me kanabis në zonën e Lumit të Vlorës. Pasi kanë zbuluar parcelat dhe përgjuar trafikantët, SHISH i është drejtuar prokurorisë, ndërsa kjo e fundit bëri gati fletëarrestet ndaj personave që dyshohen si organizatorë të trafikut të drogës.

Por veprimi i prokurorisë nuk është pritur mirë nga Policia e Vlorës dhe drejtuesi i saj, Jael Çela, ku në raport thuhet se kishin hezituar të zbatonin fletarrestet. E gjendur në këtë situatë, prokuroria njoftoi Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të marrë përsipër operacionin në Vlorë, pasi po pengoheshin nga Policia e këtij qyteti.

Në raport thuhet, se edhe gjatë momentint të mbërritjes së FNSH, drejtori i Policisë së Vlorës, Jael Çela ka bërë bllokadë duke thënë se në Lumin e Vlorës, nuk ka kanabis pasi është e krehur si zonë.

Por insistimi i prokurorëve ka bërë që specialet e FNSH-së të hynin në zonën e Lumit të Vlorës, ku kanë sekuestruar plot 7 ton kanabis të presuar. Pak ditë përpara këtij operacioni policor, emri i drejtorit Jael Çela, dilte në përgjimet e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.