E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Programi i garancisë rinore/ Ibrahimaj: Kurse profesionale falas ose punë për të rinjtë 15-29 vjeç
Politikë

Programi i garancisë rinore/ Ibrahimaj: Kurse profesionale falas ose punë për të rinjtë 15-29 vjeç

Të rinjve të moshave 15-20 vjeç, që janë pa punë dhe nuk janë në proces arsimimi në katër muajt e fundit, do t’u ofrohet punë nga programi i garancisë rinore.

Ministrja Delina Ibrahimaj prezantoi programin, që tha se do t’u vijë në ndihmë të rinjve që nuk janë në punë. Mbështetje do të ketë edhe për bizneset që punësojnë këtë grupmoshe.

“Programi i garancisë rinore do t’i drejtohet aftësimit dhe punësimit të gjithë të rinjve në Shqipëri në moshat nga 15 deri në 29 vjeç. Konkretisht, do t’i referohet kësaj grupmoshe e cila ka një papunësi më të lartë se sa papunësia e përgjithshme e vendit.

Do t’i ofrohen çdo të riu që ka katër muaj pa një punë ose pa një program arsimimi, programe të aftësimit nëpërmjet kurseve të formimit profesional, nëpërmjet shkollave profesionale apo një vend pune. I gjithë ky proces, do të vijë i mbështetur nga fondet e buxhetit të shtetit, në bashkëpunim me fondet e Bashkimit Europian.

Në tre muajt e parë, do të ketë 80 për qind të pagës minimale të paguar, me një orar të reduktuar. Ndërsa në tre muajt e dytë do të vijë i paguar me 100 për qind të pagës minimale.

Nga ana tjetër, të gjitha bizneset që do të punësojnë një të ri të moshës nga 15-29 vjeç, që janë pjesë  e këtij programi, do të paguhet 20 për qind e kohës personit që merret me trajnimin e të rinjve”, shpjegoi Ibrahimaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.