E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Projektligji komunist për taksën e pronës/ Spahiu: Populli duhet të ngrihet masivisht në protesta
Uncategorized

Projektligji komunist për taksën e pronës/ Spahiu: Populli duhet të ngrihet masivisht në protesta

Kreshnik Spahiu ka deklaruar se populli duhet të kundërshtojë projektligjin  “Për taksën e pasurisë së paluajtshme” i hedhur për konsultim publik nga qeveria  gjatë muajit gusht.

Ky projektligj  është projektuar të prekë qytetarët në vitin 2026 dhe parashikon të rrisë ndjeshëm taksën e pronës.

Gjatë një interviste televizive, Spahiu është shprehur se qytetarët nuk duhet të pranojnë këtë gjë dhe duhet të ngrihen masivisht në protesta kundër këtij projekligji , i cili sips tij është në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe që shfrytëzon varfërinë dhe mjerimin e shqiptarëve

“Sot prisja që ju atje në Tiranë, në Shqipëri të lidheshit me një protestë mbarëpopullore, që të kundërshtonte këtë projektligj. Nëse ka një arsye që sot populli duhet të kishte mbushur sheshet dhe duhet të kishte braktisur plazhet, duhet të kishte protestuar para qeverisë dhe duhet të kishte ndërprerë pushimet, duhet të ishte për herë të parë në këto 10 vite të qeverisjes së socialistëve, të një partie që pretendon se përfaqëson sistemin social dhe të majtën, sot duhet të ishin të gjithë në shesh sepse i madh e i vogël, çdo shqiptar, i cili frymon në territorin e Republikës së Shqipërisë, por dhe ata që jetojnë jashtë, por kanë një shtëpi, një banesë, një pasuri të paluajtshme, atëherë duhet të kundërshtonin me forcë këtë ligj, i cili është tërësisht arbitrat, në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe që padyshim shfrytëzon shumë varfërinë dhe mjerimin e shqiptarëve,” – u shpreh Spahiu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.