E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokura e Dijes Kombëtare
Sot

Prokura e Dijes Kombëtare

“Tekstet nuk certifikohen që vitin e parë, sepse bëhet diferencimi nga mësuesit dhe prindërit dhe pasi kalon këtë sitë përcaktohen ndryshimet që duhen bërë. Vitin tjetër shkollor ato nuk futen nëse nuk bëhen ndryshimet e sugjeruara”.- Lindita Nikolla

Kështu do të përgjigjej ish- ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinise, znj. Lindita Nikolla për praninë e Rigels Rajkut të quajtur ndryshe Noisy, me emrin e skenës, në tekstet shkollore.

Zonjës Ministre, populli shqiptar i ka dorëzuar Prokurën e Dijes Kombëtare dhe akti i përfaqësimit prej saj në këtë rast, nuk është aspak i denjë për vetë peshën që mban prokura e dorëzuar.

Tekstet shkollore dhe hartimi i tyre, kanë një rëndësi thelbësore, në çdo sistem të shëndetshëm arsimor. Të certifikuar fillimisht duhet të jenë hartuesit e teksteve dhe me certifikim nënkuptoj individë të kultivuar, me përvojë të gjatë në fushën e mësimdhënies dhe të hartimit të teksteve shkollore.

Shumëkujt mund t’i lindë krejt natyrshëm pyetja: Ç’të keqe ka nëse përfshihet emri i një këngëtari në një tekst shkollor?!

Gjithkujt i sjell në vëmendje, vargjet e mëposhtme, të cilat janë shkëputur nga një këngë e këngëtarit në fjalë, të cilin më parë e kisha dëgjuar si emër, por nuk kisha dëgjuar asnjë këngë të tij.

“Hapeni rrugen se po vjen cunami (woah)
Cunat e nates sta falim hesapin (woah)
Na njofin shum mir kta nuk di pse po llapin (woah)
Sa shpia e jote m’kushton vec sahati (brraa)
Hapeni rrugen se erdhen rrebelat
Na me kapuca kto vin me kordela
Shkojm ne takime takime biznese
Por prap jam me tuta atletet e zeza
Makinat e zeza (woah)
Bizneset e zeza (woah)
Gjithmon kam kujdes
Se me kta nuk i dihet cka esht e verteta (woah)”

Unë jam një njeri i rritur dhe me ide të qarta dhe bashkësia e fjalëve të mësipërme, sepse tekst e kam të vështirë ta quaj, nuk mund të ketë asnjë ndikim tek unë, por përfshirja e këtij këngëtari në tekstet shkollore dhe pyetja se cilat këngë këndon ky këngëtar , bën që një nxënës të lundrojë në internet dhe ta njohë atë.

Edhe nëse prindi është përpjekur ta mbajë larg nga kjo rrymë muzikore , është shkolla që e afron me këtë të fundit.

Të mos harrojmë se në psikologjinë e fëmijës Libri është një autoritet i padiskutueshëm. E kemi dëgjuar shpesh fjalinë- Ashtu thotë libri…

Do të gëzohesha vërtetë nëse një tekst shkollor do të ishte autoritet i padiskutueshëm, sepse kjo do të dëshmonte që hartimi i tij do të ish bërë nga individë që janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë themelore të një teksti shkollor.

Post Scriptum- Zonja me Prokuren e Dijes Kombëtare, do të bënte mirë që tekstet t’i certifikonte para se të binin në duart e nxënësve, sepse shumë nxënës mund të bien pre dhe ta shndërrojnë në pikë referimi personazhin e përmendur më lart.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.