E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria e Shkupit nis hetimet ndaj Grubit dhe Bexhetit
Uncategorized

Prokuroria e Shkupit nis hetimet ndaj Grubit dhe Bexhetit

Prokuroria Publike ka filluar hetimet ndaj Artan Grubit, ish-zv.Kryeministër dhe gjyqtarit Enver Bexheti, si dhe personave të tjerë që janë vendosur në listën e zezë të SHBA-ve, bëjnë të ditur burimet nga organi i akuzës.

Kryeprokurori Ljupço Kocevski theksoi se hetimi ndaj Grubit dhe Bexhetit ka nisur që dje.

“Që dje kam lëshuar urdhrat për të siguruar prova që vërtetojnë përgjegjësinë penale të personave për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm. Prokuroria do të nxjerrë urdhra të mëtejshëm. Dua të theksoj se bashkëpunimi me SHBA-në dhe me ambasadën është i shkëlqyer dhe na ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit”, tha Kocevski.

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe në prag të Ditës së të Drejtave të Njeriut, ish-zëvendëskryeministri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi dhe gjykatësi i Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti janë futur në Listën e Zezë të SHBA-ve e cila lidhet me personat e korruptuar.

Më herët, Prokuroria Speciale e drejtuar nga Katica Janeva ka deklaruar se kundër Artan Grubit dhe Bujar Osmanit nuk ka asnjë hetim nga ana e kësaj prokurorie që po heton krimet eventuale.

Prokuroria Speciale theksoi se nuk ka asnjë hetim për personat për të cilët pyesni, referuar ish-zv.Kryeministrit Artan Grubi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.