E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurorit Kolë Hysenaj, nuk po   i ecën puna në bar-kafe
Sot

Prokurorit Kolë Hysenaj, nuk po i ecën puna në bar-kafe

Per prokuror Kolen mund të flasesh gjatë per anen profesionale.  Në shumë filmime të emisioneve investigative jo vetem lë per të deshiruar profesionalisht por shpeshherë vë në dyshim a mund të jetë prokuror apo ke ngaterruar person. Pasuria e venë nga rroga dhe bari i vogel në qoshe të prokurorise as dhe më budallait nuk ja mbush mendjen. Por fati i Koles  kryesisht i ndriti në Korçë. Nga te dhenat fiskale rezulton qe biznesi i barit ka renë dhe nuk ka ecuri të mirë.

Prokurorit Kolë Hysenaj i mjaftuan vetëm 15 muaj drejtues në Prokurorinë e Korçës për t’u “dashuruar” me qytetin jug-lindor e për të ngritur atje sarajet e tij.

Me poshte lexoni nga Boldnews:

Hysenaj rezulton të jetë një nga prokurorët më të pasur të Shqipërisë dhe është në pritje të procesit të Vetingut. Të ardhurat e tij kanë si burim vetëm pagën dhe fitimet minimale nga një bar-kafe rreth 30 m2, me 7-8 tavolina, në të cilët klientët ulën për kafe, e gjendur pranë Prokurorisë së Tiranës.

Por, këto të ardhura i kanë lejuar prokurorit të Tiranës që të krijojë pasuri disa qindra-mijëra euro.

Në ketë foto dallohet prona e prokurorit Hysenaj, shumë pranë qendrës së Korçës, vlera e të cilës e rikonstruktuar sipas ekspertëve të fushës, kap vlerën e rreth 500 mijë eurove.

Por, prokurori Hysenaj deklaron se e ka blerë atë pronë me vlerë 125 mijë euro. Në deklaratën e pasurisë për vitin 2016, dorëzuar pranë Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive, prokurori Hysenaj shënon se ka blerë dy pasuri të paluajtshme, në vlerë totale 125 mijë euro.

Burimi i blerjes së këtyre pasurive, sipas vetëdeklarimit, janë të ardhurat e krijuara nga disa transaksione të mëparshme me tokat në Tiranë, si edhe një kredi. Me blerjen e kësaj pasurie, prokurori Hysenaj deklaronte se kishte shpenzuar të gjithë kursimet e krijuara nga paga e tij dhe të ardhurat e lokalit të vogël.

Është një ndërtesë e vjetër, por e vendosur në një zonë shumë të lakmuar të qytetit të Korçës, në të cilën gjenden disa prej bujtinave më të famshme në Shqipëri.

Pasi kjo ndërtesë dhe trualli i saj bëhen pronë e prokurorit Kolë Hysenaj, ajo, si një “Hirushe” e vërtetë, pëson një transformim të plotë. Sot, prona e prokurorit Hysenaj është një ndër më të bukurat në zonën përreth. Natyrisht, vlera e investimit në atë objekt duhet të kapë shifrën e disa qindra mijëra euro.

Por, prokurori Hysenaj nuk ka pasur më kursime për të realizuar investimin, pasi gjithçka kishte i shpenzoi për blerjen e pronës. Natyrisht, ai do të duhet të japë llogari para Vetingut për pasurinë e tij.

Si ka qenë ndërtesa dhe si u trasnformua nga Hysenaj pas blerjes në vitin 2016

Por, edhe publiku është i interesuar të dijë të vërtetën e pasurimit të këtij prokurori, i cili, në vetëm një vit e gjysëm drejtues në Korçë u shndërrua në pronar të fuqishëm ndërtese.

“Boldnews.al” po sjell fotot, në të cilat dallohet lehtësisht ndryshimi i objektit nga momenti i blerjes prej prokurorit Kolë Hysenaj, në vitin 2016, deri në ditët e sotme. Krahasimi nuk ka nevojë për asnjë koment.

Ndërtesa, sapo kaloi në pronësi të prokurorit Kolë Hysenaj, u shndërrua në “saraje”. Kolë Hysenaj është një prej prokurorëve, i cili akuzohet më shpesh nga qytetarët për përfshirje në korrupsion.

Fotot e “sarajeve” të Kolë Hysenaj kane ardhur  nga denoncimet qytetare. Banorë të Korçës dëshmojnë për veprime të shumta korruptive të tij gjatë kohës që drejtonte Prokurorinë e qytetit jug-lindor.

Siç duket, këto denoncime të shumta, të mbërritura edhe në adresë të komisionerëve të Vetingut dhe të vëzhguesve ndërkombëtarë, e kanë “detyruar” Kolë Hysenajn që të shndërrohet në një “vartës” të qeverisë.

Ai, siç duket, shpreson tek “mëshira” qeveritare për t’a kaluar pa probleme Vetingun. Dhe, në këmbim, Kolë Hysenaj ka vendosur të plotësojë kërkesat e qeverisë, siç veproi edhe në rastin e dosjes “Babale”, ku mori nën akuzë personat që denoncuan përfshirjen në trafik narkotikësh të Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.