Prokurorit Kolë Hysenaj u bë i pasur nga rroga dhe bari i vogël ngjitur me derën e prokurorisë së Tiranës
Prokurorit Kolë Hysenaj i mjaftuan vetëm 15 muaj drejtues në Prokurorinë e Korçës për t’u “dashuruar” me qytetin jug-lindor e për të ngritur atje sarajet e tij.
Hysenaj rezulton të jetë një nga prokurorët më të pasur të Shqipërisë dhe është në pritje të procesit të Vetingut. Të ardhurat e tij kanë si burim vetëm pagën dhe fitimet minimale nga një bar-kafe rreth 30 m2, me 7-8 tavolina, në të cilët klientët ulën për kafe, e gjendur pranë Prokurorisë së Tiranës.
Por, këto të ardhura i kanë lejuar prokurorit të Tiranës që të krijojë pasuri disa qindra-mijëra euro.
“Boldnews.al” ka siguruar disa foto, në të cilat dallohet prona e prokurorit Hysenaj, shumë pranë qendrës së Korçës, vlera e të cilës e rikonstruktuar sipas ekspertëve të fushës, kap vlerën e rreth 500 mijë eurove.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



