E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pronari miliarder i skafit që ndaloi në Sarandë kurseu 100 mijë euro
Sot

Pronari miliarder i skafit që ndaloi në Sarandë kurseu 100 mijë euro

Përtej kuriozitetit për të parë Shqipërinë, ka një arsye tjetër se pse jahtet gjigande që udhëtojnë në ujrat mesdhetare vijnë në brigjet e Shqipërisë. Ai është cmimi i ulët i karburantit.

Për shumë njerëz ky mund të duket paradoks, pasi Shqipëria është një nga 10 vendet më cmimin më të shtrenjtë të naftës në botë. Por cmimi i karburanteve për jahtet ka një histori tjetër.

Per shkak se jahtet konsiderohen si mall luksi, të gjitha vendet perreth nesh kanë një taksë të posacme shumë të lartë për karburantin që shkon për furnizimin e tyre. Ndërsa Shqipëria e takson karburantin e jahteve njësoj si naftën dhe benzinen, që perdoret për automjetet e qytetarëve, transportin publik apo dhe traktoret e fermerëve.

Jahtet kanë një konsum shumë të lartë karburanti. Per këtë mjafton një shembull. Jahti që u ankorua dje në Sarandë u furnizua nga kompanitë shqiptare me 850 mijë litra karburante. Nëse i njëjti jaht do ta blinte këtë sasi karburanti në Mal të Zi apo Greqi do të duhej, që per shkak të takses të paguante minimalisht 100 mijë euro më shumë për karburantin. Shumë mund të mendojnë se një i pasur që zotëron një jaht me vlere 400 milionë euro nuk i bëjnë përshtypje 100 mijë euro. Unë kam para të pasur që bejnë pazar per shumë më pak. Ndoshta kjo është natyra njerëzore. Edhe miliarderëve u dhimbsen lekët.

Per nje qeveri te pergjegjshme ky do te ishte nje burim i mire per te mbledhur ca te ardhura shtese. Por per qeverine tone, rezultoi nje grope me shume per te shpikur nje koncesion tjeter qe transferon taksat nga buxheti i shtetit ne llogari private.

Dy muaj me pare Keshilli i Ministrave e ka dhene portin e jahteve te Sarandes me koncesion tek nje kompani private shqiptare. Cfare ka ndodhur me pas? Koncesionari ka vendosur takse private mbi karburantit e jahteve. Respektivisht 85 dollare per cdo tone. Per sasine me te cilen u furnizua jahti nje dite me pare ne Sarande jane plot 72 mije dollare.

Kompania qe ka marre me koncesion portin nuk ka bere asnje investim ne te. Thjesht ka vene nje gardh dhe cdo autoboti qe kalon kufirin e portit per te furnizuar jahtet i merr taksen.

Ky eshte nje biznes te pakten 5 milione euro ne vit. Pyetja qe shtrohet eshte pse qeveria nuk i merr keto para ne arken e shtetit, por i transferon ne llogari private? Per pese vjet mund te gjente dhe parate per te ndertuar teatrin e ri, per te cilin thone se nuk ka fonde.

Nje shtet dhe nje qeveri kane burime te pafundme fondesh, madje te tilla qe nuk demtojne rritjen ekonomike dhe as rendojne qytetaret. Ajo qe mjafton eshte vullneti per t’i cuar parate ne arken publike dhe jo ne kontot private te koncesionareve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.